Categories: Uncategorized

Pas koronavirusit, rrezikohet një rritje e frikshme e sëmundjeve mendore

Izolimi prej muajsh i shkaktuar nga COVID-19 pritet të shkaktojë probleme të mëdha mendore tek njerëzit.

Pasi të ketë kaluar faza e emergjencës së koronavirusit rrezikohet që në të gjithë botën të shihet një tjetër pandemi, kësaj radhe e problemeve mendore lidhur me koronavirusin.

Të lidhura

None found

Është kjo ajo që thuhet në një artikull të publikuar në revistën shkencore ‘Lancet Psychiatry’, nga një grup prej 42 ekspertësh botërorë që kanë formuar “International Covid-19 Suicide Prevention Research Collaboration”. Sipas studiuesve mund të veprohet ende, për të evituar ose reduktuar problemin.

Artikulli liston disa faktorë psikologjik, socialë dhe ekonomik të lidhur me pandeminë e koronavirusit, të cilët mund të rrisin rrezikun e vetëvrasjes, që nga shqetësimet financiare, dhuna në familje e deri te përdorimi i shtuar i alkoolit, duke udhëzuar masat dhe veprimet që duhen ndërmarrë për të reduktuar efektet.

Këtu sugjerohet mbështetja e të papunëve e deri tek ndihma psikologjike nga profesionistët, edhe përmes video-telefonatave.

Më të rrezikuarit, nënvizojnë ekspertët janë personat që kanë vuajtur më parë nga probleme mendore dhe psikiatrike, por edhe shumë të tjerë që nuk kanë manifestuar simptoma të tilla, shkruan noa.al.

“Kjo është një situatë që nuk është parë asnjëherë më parë. Pandemia do të shkaktojë stres dhe do i bëjë shumë njerëz vulnerabël. Problemet për shëndetin mendor do të mbeten për një kohë të gjatë dhe do të ketë një moment kulmor më të vonë në raport me pandeminë aktuale.

Shtimi i vetëvrasjeve nuk është i pashmangshëm me kusht që të veprohet menjëherë”, thotë drejtuesi i studimit, britaniku David Gunnell, i Universitetit të Bristol.

të fundit

Politico: Pesë zhvillime që mund të sjellë humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit për Evropën

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA dhe forcimi i demokratëve në Kongres pritet të ndryshojnë…

5 minutes ago

Publikohen pamje të reja nga përplasja mes Carrickut dhe Cunhas pas përjashtimit ndaj Romës

Pamjet nga brenda ‘Old Trafford’ kanë zbuluar reagimin e Michael Carrick ndaj veprimeve të Matheus Cunhas, pas fitores spektakolare të…

6 minutes ago

Demokratët sigurojnë të dyja dhomat e Kongresit në SHBA, numërimi i votave vazhdon

Demokratët kanë shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke…

7 minutes ago

Aksident i rëndë në Durrës/ Humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…

12 minutes ago

VIDEO/ Studentët e refuzojnë dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama i fton sërish në dialog, nxjerr para kryeministrisë tavolinën prej guri

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë…

12 minutes ago

Barcelona në pritje të përgjigjes për Rodrin para derbit me Atletico Madridin

Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar…

19 minutes ago