Categories: Uncategorized

“Titulli i dhjetë radhazi? Një mal për t’u ngjitur”, Agnelli ngre alarmin: Po rrezikohet mbijetesa e klubeve

Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli iu drejtua klubeve të futbollit europian me një letër të hapur për planifikimin e një strategjie për shmangien e rreziqeve të humbjeve financiare prej koronavirusit, i cili ka prekur mbarë botën e futbollit.

Nëpërmjet një letre të hapur për aksionerët e Juventusit , kryetari i Shoqatës së Klubeve Europiane shprehet se futbolli ndodhet përballu rrezikut të shkaktimit të një dëmi të madh financiar. Klubi bardhezi ka pësuar një dëm prej 90 milionë eurosh për shkak të ndërprerjes së futbollit për disa muaj prej koronavirusit.

Të lidhura

None found

Përpara mbledhjes së klubit në 15 tetor, Anjeli shtoi se ka ardhur koha të mendohet një politikë e re menaxhimi në botë, por dhe në futboll prej koronavirusit.

“Qëllimi i fitores së titullit të dhjetë kampion radhazi në Itali është maja e malit, drejt së cilës duhet të ngjitemi. Por, ekuilibri ekonomiki arritur në periudhën 2014-2017 është ngadalësuar për shkak të faktorëve të ndryshëm. Pozicioni jonë përfundimtar, si pasojë e investimeve të vazhdueshme për të garantuar konkurencën sportive të nevojshme në mënyrë që të shtojmë të ardhurat është një element që duhet të jetë në qendër të vëmendjes. Siguria është një prioritet i madh që prej pranverës së fundit dhe e tillë do të jetë dhe në të ardhmen.

Juventusi është një kompani me interes ndërkombëtar, të ardhurat janë trefishuar dhe klubi ka qenë në gjendje të rifitojë vëmendjen dhe rëndësinë brenda dhe jashtë fushe. Sidoqoftë, në një proces evolues dhe me një skenar konkurrues, koronavirusi ka ngritur disa çështje sepse rritja e vazhdueshme e sistemit nuk mund të jetë më diçka automatike. Për disa kohë, ne kemi theksuar se asimetrinë e këtij sistemi që paraqet rreziqe për klubet, duke i shkaktuar kosto. Shenja e këtij kontraktimi financiar dhe mungesës së efiçencës së menaxhimit janë në rreziku kryesor për ata që duan të kontribuojnë për evoluimin e futbollit dhe shpërblimin për kapitalin e investuar. Është një çështje qeverisjeje. Efektet e pandemisë po testojnë seriozisht mbijetesën e klubeve të futbollit.

Futbolli po ndryshon me ardhjen e një brezitë ri të sportistëve dhe konsumatorëve. Bota duhet të gjejë një zgjidhje për menaxhimin e kësaj pandemie. Juventusi do të vazhdojë përpara “, shprehet presidenti i Juventusit Andrea Anjeli.

të fundit

Valdrin Sahiti tregon rrugën drejt suksesit: Nga Beyonce te emrat e njohur të Hollywood-it dhe Lindjes së Mesme

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…

12 minutes ago

Opozita kundërshton mungesën e planit qeveritar, LVV-ja thotë se dokumenti miratohet së shpejti

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

15 minutes ago

Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…

20 minutes ago

Gjendet një kuti plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

21 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

24 minutes ago

State Supreme Audit finds endless violations in 2025 budget, economic and financial damage of 135 million euros

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

26 minutes ago