Era e fortë në Tiranë po i ngjan një “cunami”.
Banorët të fshehur në banesa për të evituar të ftohtin dhe pluhrin, ndërkohë janë shënuar edhe incidentet e para.
Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar disa pemë në kryeqytet, njëra prej tyre pranë “Pallatit të Kongreseve”, e cila ka bllokuar qarkullimin.
Por jo vetëm, në qendër të kryeqytetit është rrëzuar edhe pema e Krishtlindjes në qendër të Tiranës./albeu.com/