Dy subjekte të tjera të paketës anti-KÇK janë bërë sot publike nga OFL, që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orësh.
Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar kërkesë për të deklaruar pasurinë dy personazheve të njohura në Berat, njeri i denuar për prostitucion dhe tjetri per trafik narkotikësh në Itali.
None found
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit Gazmend Mahmutaj, dhe Edison Çobo.
Njoftimi i policisë
OFL, 18 shkurt
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.
Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:
G. M., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
E. Ç., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Një mesazh i ftohtë, një reagim i pazakontë apo një kritikë nga eprori mund të na bëjë të dyshojmë në…
Një zakon i vjetër shtëpiak po rikthen vëmendjen te përdorimi i gështenjave për mbrojtjen e gardërobës. Mësoni si zbatohet kjo…
Kampioni, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, përballen sot (e mërkurë) në Gjilan në ndeshjen e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…
N.N., gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, ka rrëfyer se ajo dhe fëmijët e saj…
Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA dhe forcimi i demokratëve në Kongres pritet të ndryshojnë…