Categories: Uncategorized

“O hyni në fabrikë, o merrni librezat dhe ikni”: Vijon kërcënimi ndaj punonjësve të fasonerisë (VIDEO)

Rreth 2500 punëtorë kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm pranë ambjenteve të fasonërisë ku punojnë, për shkak se detyrohen nga eprorët e tyre që të hyjnë në fabrikë, edhe pse nuk ka asnjë masë parandaluese për marrjen e koronavirusit.

Mësohet se kompania quhet “COFRA” ndërsa është zhvendosur në vendin ku momentalisht ushtron aktivitetin prej 3 muajsh.

Të lidhura

None found

Punonjësit që janë të punësuar aty mësohet se janë të lagjes Shkozë ndërsa bëhet e ditur se janë rreth 2500 të tillë.

Policia ka qenë e pranishme mëngjesin e sotëm përpara kompanisë, por nuk ka ndërhyrë në favor të tyre.

Mësohet se pronarët dhe disa eprorë të kësaj fabrike janë kthyer nga Italia disa ditë më parë ndërsa punëtorët janë shprehur të shqetësuar pasi dyshojnë se mund të jenë të infektuar me koronavirus.

“Sot na thanë o hyni brenda dhe nisni punën, ose merrni librezat edhe ikni”, shprehen disa prej punonjësve.

Protesta e punonjësve nisi që prej ditës së djeshme ndërsa eprorët kanë dashur ta mbajnë të fshehtë incidentin, pasi kanë kërkuar që punonjësit të vijojnë punën pavarësisht se rrezikojnë të marrin ndonjë infeksion, ndërsa në fasonëri mbërritën edhe disa efektivë policie.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm ka pasur protesta dhe në një fabrikë pranë ish-uzinën e metalurgjikut në Alidem, ku punonjësit po ashtu nuk duan që të nisin punën.

Biznesi fason dhe call centerat, janë bizneset që kanë problematikën më të madhe në këto ditët e para të mbërritjes së koronavirusit, pasi përqendrimi i njerëzve është shumë i madh dhe distanca mes tyre nuk respektohet.

të fundit

VIDEO/ Students reject him, Rama again invites young people to dialogue

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët. Megjithatë, Rama nuk ka ndryshuar…

10 seconds ago

Experts call for oversight of police conduct during protests; BIRN: €2,500 reward could be perceived as political approval

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…

36 seconds ago

Trump predicts imminent meeting between Putin and Zelensky on peace negotiations

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…

1 minute ago

Barcelona planifikon të përforcojë tri pozicione për sezonin 2027

Barcelona ka një plan të qartë për afatin kalimtar të verës. Drejtori sportiv i klubit, Deco, ka tri fusha kryesore…

1 minute ago

Sulm me thika pranë ambasadës izraelite në Beograd, roja qëllon për vdekje të miturin

Serbia ka qenë në gatishmëri të lartë pas një sulmi me thikë ndaj një oficeri policie që ruante ambasadën izraelite…

1 minute ago

VIDEO/ Studentët e refuzojnë, Rama fton sërish në dialog të rinjtë

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët. Megjithatë, Rama nuk ka ndryshuar…

4 minutes ago