Categories: Uncategorized

Punonjëset e fasonerisë në Krujë protestojnë për pagën e luftës: Dy muaj s’kemi punuar fare

Me maska mjekësore në fytyrë dhe doreza në duar, duke ruajtur distancimin social pasi punojnë në një nga vatrat më aktive të infeksionit, punonjëset e fasonerive në Krujë zhvilluan një protestë duke kërkuar të ashtuquajturën pagën e luftës.

Me pankarta në duar ku shkruhej “Do mbushim rrugët dhe sheshet”; “Na jepni pagën e luftës”; “Mos luani me punëtorët”, punëtoret i kërkuan qeverisë mbështetje financiare, teksa pretendojnë se ka pasur diferencime të padrejta mes punonjësve.

Të lidhura

None found

Ata thonë se gjatë muajve mars dhe prill kanë punuar me ditë dhe vlera që kanë përfituar është shumë e ulët.

“Gjatë muajve mars dhe prill s’kemi punuar fare, pse s’na kanë paguar, na takon të gjithëve,” tha një prej protestuesve. “I kërkojmë shteti që të na paguaj si firmat e tjera, kemi marrë kredi, kam vetëm këtu punë,” shtoi ajo.

Punonjësja u ankua së për muajin e fundit është paguar vetëm për 10 ditë punë dhe jo ‘pagën e luftës; siç thotë kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

“Të na jepen pagat e luftës se me 100 mijë lekë nuk jetojnë, nëse ato jetojnë me 100 mijë lekë dhe ne do jetojmë, por nëse fëmijët e tij jetojnë në luks, ne jo, punojmë me mbajt familjet,” tha ajo.

“I bëjmë drejtpërdrejtë Ramës, sepse disa janë me kredi, disa me qira, disa me borxh,” përfundoi protestuesja.

Shumë prej punonjësve thonë se kjo situatë ju ka vështirësuar jetesën, pasi puna në fasoneri është e vetmja e ardhur për familjet e tyre.

“I kemi bërë të gjitha dokumentet për pagën e luftës, por asgjë nuk na kanë dhënë,” tha një tjetër punonjëse, e cila mbijetonte në sajë të rrogës që merrte në fabrikë me familjen e saj prej shtatë anëtarësh.

“Në mars, prill as 100 mijë lekë [të vjetra] nuk i kemi marrë sepse kemi punuar shumë pak ditë,” shtoi ajo, duke theksuar se me pagesat që kam marrë në mars dhe prill “nuk më del as të paguaj ujë e drita.”

Sipas ligjit për përfitimin e pagës së luftës, të gjithë punonjësit, që janë hequr nga puna përpara datës 10 prill janë përfitues të një pagese 40 mijë lekë. Njëra prej fasonerive – punëtorët e saj i ka hequr nga puna në datën 9 prill, listën me 291 punonjës për pagë lufte e ka dorëzuar në tatime një javë me vonesë, shkruan Panorama.

Nga këta punonjës kanë përfituar pagë lufte vetëm gjashtë. Për këtë problem, administratori i fasonerisë, Muharrem Hoçja, thotë se ka bërë edhe ankesë por ende nuk ka marrë një përgjigje./ BIRN

të fundit

Mirlind Daku zbulon interesimin nga Serie A dhe arsyen pse zgjodhi Spartakun e Moskës

Mirlind Daku Një intervistë e dhënë për “SovSport”, media ruse, ka mjaftuar që të dalin prapaskena interesante nga Mirlind Daku…

3 minutes ago

Reuters: Në Shqipëri studentët protestojnë kundër Edi Ramës dhe korrupsionit, pse Gjenerata Z po udhëheq demonstratat në Evropë?

Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…

7 minutes ago

Pse Mbappe nuk arriti të fitojë Topin e Artë?

Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…

9 minutes ago

Kurti kërkon raportet deri nesër në orën 18:00 dhe premton publikimin e tyre

Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…

9 minutes ago

Liverpooli po shqyrton tre alternativa në rast të largimit të Mac Allisterit

Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…

15 minutes ago

Sot votohet për drejtuesin e ri të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…

27 minutes ago