Categories: sport

Barcelona planifikon të përforcojë tri pozicione për sezonin 2027

Barcelona ka përcaktuar prioritetet për merkaton e verës. Drejtori sportiv Deco po punon për të plotësuar tri kërkesa të trajnerit Hansi Flick dhe për të rritur cilësinë e ekipit të parë: një qendërmbrojtës, një mbrojtës i djathtë dhe një qendërsulmues.

Flick ka njoftuar stafin teknik se këto përforcime janë të nevojshme për të rritur shanset e Barcelonës në Ligën e Kampionëve të UEFA-s. Klubi synon të afrojë një qendërmbrojtës me këmbën e majtë, një lojtar për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe një sulmues qendre, me synimin për t’iu afruar nivelit të PSG-së së Luis Enriques.

Të lidhura

None found

Për repartin e qendrës së mbrojtjes, Barcelona kërkon një futbollist me këmbë të majtë që të luajë përkrah Pau Cubarsit. Në listën e shqyrtimit të Decos janë Jon Martin, Nico Schlotterbeck dhe Pau Torres. Të tre kanë përvojë në pasimin dhe qarkullimin e topit, cilësi që do t’i ndihmonin katalanasit të mbanin një vijë të lartë mbrojtëse.

Edhe krahu i djathtë është pjesë e planeve të klubit. Departamenti sportiv kërkon një mbrojtës me prirje sulmuese, i cili të krijojë epërsi në fazën ofensive dhe të sjellë një profil tjetër nga ai i Jules Kounde, që ofron më shumë siguri në mbrojtje.

Givairo Read, Tino Livramento, Pedro Porro dhe Wesley janë emrat që po vlerëson stafi teknik për këtë rol. Ata spikasin për aftësinë për të avancuar deri në vijën e dytë dhe mund t’i shtojnë forcë sulmit, si edhe të krijojnë një lidhje më të mirë me Lamine Yamal.

Në repartin ofensiv, synimi është afrimi i një sulmuesi qendre që do të plotësonte treshen me Lamine Yamal në të djathtë dhe Raphinha-n në të majtë. Flick planifikon që braziliani të luajë në krahun e majtë, në vend që të vendoset në qendër.

Pas përjashtimit të Julian Alvarez në merkaton e verës së kaluar, Barcelona po ndjek Harry Kane, Erling Haaland dhe Nicolo Tresoldi si alternativa të mundshme për sulmin.

Mundësitë për të investuar në repartin ofensiv do të varen nga hapësira financiare që klubi katalanas krijon përmes transferimeve në afatet e ardhshme. Gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2026, stafi teknik do të ndjekë personalisht lojtarët e përzgjedhur.

të fundit

Mirlind Daku zbulon interesimin nga Serie A dhe arsyen pse zgjodhi Spartakun e Moskës

Mirlind Daku Një intervistë e dhënë për “SovSport”, media ruse, ka mjaftuar që të dalin prapaskena interesante nga Mirlind Daku…

6 seconds ago

Reuters: Në Shqipëri studentët protestojnë kundër Edi Ramës dhe korrupsionit, pse Gjenerata Z po udhëheq demonstratat në Evropë?

Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…

4 minutes ago

Pse Mbappe nuk arriti të fitojë Topin e Artë?

Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…

6 minutes ago

Kurti kërkon raportet deri nesër në orën 18:00 dhe premton publikimin e tyre

Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…

6 minutes ago

Liverpooli po shqyrton tre alternativa në rast të largimit të Mac Allisterit

Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…

12 minutes ago

Sot votohet për drejtuesin e ri të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…

23 minutes ago