Categories: Uncategorized

Nuse mbani shënime! Kjo është mënyra e vetme për të fituar “luftën” me vjehrrën!

Probleme me vjehrrën? Le të ngrejë dorën ajo që nuk ka pasur kurrë ndonjë problem me vjehrrën. E kam fjalën për mosmarrëveshje të vogla, por dhe nga ato të mëdhatë që thua: “ O unë, o ajo!”.

Nëse jeni pjesë e atij grupi fatlum ku vjehrra është si mamaja juaj, është mbështetësja më e madhe, ku vlerësimi nga ajo është i qenësishëm, ky artikull nuk është për ju. Nëse nuk jeni nga ato që duan t’i bëjnë bust vjehrrës, atëherë vazhdoni dhe lexoni këshillat tona.

Të lidhura

None found

Në tregimet apo gojëdhënat shqiptare vjehrra është ajo që fut hundët, që tregon si duhet gatuar, si duhet rritur fëmija, si duhet të sillemi, që mendon që nusja nuk është mjaftueshëm e mirë për princin që ka rritur vetë. Me pak fjalë është ajo që prish harmoninë familjare.

Antagonizmi nuse-vjehrrë ka ekzistuar që në gjenezën e njerëzimit dhe nëse i besojmë babait të psikanalizës, Frojdit, arsyeja ka të bëjë me pushtetin ndaj djalit dhe më një lloj kompeticioni që ekziston midis çdo gruaje.

Por a mund të mbijetojmë ndaj një vjehrre që fut hundët dhe e cila nuk do të zbresë nga froni familjar ?

Në fakt ti mund të jesh me fat duke pasur një aleancë me burrin- që do të thotë që ai është i pavarur- pra që di të kryejë funksionet jetike edhe pa ty dhe që në situata kritike do mundohet të ruajë ekuilibrin. Mbijetesa në këtë dimension është më e lehtë sidomos nëse jetoni në banesa të ndara. Mjafton që të ruani një largësi të ekuilibruar dhe që ta respektoni pavarësisht ndërhyrjeve pa takt që ajo mund të bëjë. Nëse burri juaj është nga ata që nuk ia kthejnë fjalinë mamit dhe nëse mbi mamin nuk ka asnjë autoritet tjetër, jeta juaj do jetë malore.

Në të dyja rastet, evitoni konfliktet e hapura dhe përdorni të bekuarën diplomaci. Duhet të shndërroheni në politikane dhe të mendoni për të ardhmen dhe planet tuaja afatgjata.

Burrat nuk kanë qejf të marrin përgjegjësi dhe nuk kanë aspak dëshirë të ndodhen me shpatulla mbas murit apo të zgjedhim midis dy grave të jetës. Prandaj nëse nuk do të humbisni duhet të tregoheni inteligjente dhe jo pasionante.

Metoda tjetër është buzëqeshja. Buzëqeshni, buzëqeshni, buzëqeshni, është arma që thyen dhe zemrën më të akullt. Asnjë situatë, fjalë, debat nuk duhet të ju bëjë të humbisni kontrollin e vetes tuaj.

Duhet të mendoni sikur po luani një lojë shahu, duhet të jeni disa lëvizje para lojtarit tjetër duke u fokusuar në “sheh” ose “ shah mat”. I duruari, I fituari. E thotë dhe populli.

Në fakt sjellja më inteligjente do të duhet të ishte hulumtimi i hollësishëm paramartesor. Mundohuni të mos jetoni bashkë me vjehrrën, mundohuni të keni distancë me familjet tuaja, mundohuni të hulumtoni familjen e partnerit tuaj për të kuptuar nëse ato do jenë pako komplete apo teke.

Respektoni ditëlindje, përvjetorë, festa familjare e gëzime të ndryshme. Fokusohuni te anët pozitive, nxisni të mirat duke i evidentuar ato. Jam e sigurt që do ia dilni, edhe pika e ujit e ndryshon shkëmbin, lëre njeriu, njeriun./living

të fundit

Dosja “Balluku”/ Nën akuzë për tenderin e tunelit të Llogarasë, Erald Elezi paraqitet në SPAK

Ditën e sotme 22 maj 2026, drejtori i OSHEE Erald Elezi, është paraqitur  nëro Pkurorinë e Posaçme, në kuadër të…

10 minutes ago

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme, Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë shtesat…

13 minutes ago

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut/ Identifikohen katër viktimat, arrestohet shoferi i kamionit nga Kosova

Janë identifikuar katër personat, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e përplasjes…

46 minutes ago

Shkrumbohen katër betoniere në Dukat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, policia nis hetimet

Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat, ndërsa policia dyshon se bëhet…

53 minutes ago

Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen 7 persona në Laç

Finalizohet operacioni i koduar “Perimetri 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimit të kundërligjshëm…

1 hour ago

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut/ BMW-ja përplaset me një kamion, raportohet për katër viktima

Gjatë natës, një aksident i rëndë dhe me pasoja tragjike ka ndodhur në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, Të paktën katër persona kanë…

2 hours ago