Një tentativë për kontrabandimin e metaleve të çmuara është ndaluar nga Dogana e Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdarë. Kontrolli i një automjeti ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e përkohshëm të rreth 8.274 kilogramëve argjend të padeklaruar, vlera e të cilit përllogaritet nga 8 mijë deri në 10 mijë euro.
Në njoftimin e saj, Dogana bën të ditur se zbulimi është bërë të shtunën në një furgon me targa të huaja. Automjeti po kalonte tranzit nëpër Kosovë, duke udhëtuar nga Belgjika drejt një vendi fqinj.
None found
Dyshimet paraprake kanë bërë që furgoni t’i nënshtrohej skanimit, nga i cili janë konstatuar shenja për parregullsi të mundshme në ngarkesën që transportonte.
Kontrolli i mëtejshëm ka nxjerrë në pah argjendin e padeklaruar, të vendosur në pjesën e sipërme të një lavatriçeje të përdorur. Sipas Doganës, mënyra e fshehjes së mallit e bënte të nevojshëm çmontimin e pajisjes për ta identifikuar atë.
Në sasinë e gjetur përfshiheshin gjashtë monedha investuese argjendi, secila me peshë një kilogram, si dhe një lingotë argjendi që peshonte një kilogram. Gjithashtu, janë zbuluar dy tuba plastikë, secili me nga 20 monedha argjendi me peshë 31.1 gramë për monedhë.
Argjendi i zbuluar ka pastërti 99.9 për qind dhe peshë të përgjithshme rreth 8.274 kilogramë.
Pas sekuestrimit të përkohshëm të mallit, rasti është përcjellë për hetime të mëtejshme dhe për ndjekjen e procedurave përkatëse kundërvajtëse doganore, sipas legjislacionit në fuqi.
Për ndihmën në rritjen e kapaciteteve teknologjike dhe operative, Dogana ka shprehur falënderime ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Institucioni ka veçuar rëndësinë e teknologjisë moderne të skanimit, të siguruar nëpërmjet këtij bashkëpunimi. Në njoftim theksohet se ajo ka ndihmuar drejtpërdrejt në zbulimin e këtij rasti, krahas rasteve të tjera të parregullsive dhe përpjekjeve për kontrabandë.
Qytetarëve u është bërë thirrje të njoftojnë për çdo dyshim apo parregullsi përmes numrit pa pagesë 0800 500 95.
Pas rreth 7 orësh seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori…
Rreth 142 mijë persona në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar me diabet, ndërsa rreth 40 mijë të tjerë mund…
Italia ka dhënë sinjalin zyrtar të gatishmërisë për përfshirjen e Gjermanisë në programin GCAP (Global Combat Air Programme), një nga…
Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj…
Një skenë dhune është regjistruar në Nju Jork, ku një grup prej rreth 12 të rinjsh me motorë ka rrethuar…
Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila zgjati afro 12 orë, përfundoi pa u zhvilluar diskutimet për Ligjin për Dhomat…