Categories: Uncategorized

Kjo është mënyra e vetme për të fituar “luftën” me vjehrrën

Probleme me vjehrrën? Le të ngrejë dorën ajo që nuk ka pasur kurrë ndonjë problem me vjehrrën. E kam fjalën për mosmarrëveshje të vogla, por dhe nga ato të mëdhatë që thua: “ O unë, o ajo!”.

Nëse jeni pjesë e atij grupi fatlum ku vjehrra është si mamaja juaj, është mbështetësja më e madhe, ku vlerësimi nga ajo është i qenësishëm, ky artikull nuk është për ju. Nëse nuk jeni nga ato që duan t’i bëjnë bust vjehrrës, atëherë vazhdoni dhe lexoni këshillat tona.

Të lidhura

None found

Në tregimet apo gojëdhënat shqiptare vjehrra është ajo që fut hundët, që tregon si duhet gatuar, si duhet rritur fëmija, si duhet të sillemi, që mendon që nusja nuk është mjaftueshëm e mirë për princin që ka rritur vetë. Me pak fjalë është ajo që prish harmoninë familjare.

Antagonizmi nuse-vjehrrë ka ekzistuar që në gjenezën e njerëzimit dhe nëse i besojmë babait të psikanalizës, Frojdit, arsyeja ka të bëjë me pushtetin ndaj djalit dhe më një lloj kompeticioni që ekziston midis çdo gruaje.

Por a mund të mbijetojmë ndaj një vjehrre që fut hundët dhe e cila nuk do të zbresë nga froni familjar ?

Në fakt ti mund të jesh me fat duke pasur një aleancë me burrin- që do të thotë që ai është i pavarur- pra që di të kryejë funksionet jetike edhe pa ty dhe që në situata kritike do mundohet të ruajë ekuilibrin. Mbijetesa në këtë dimension është më e lehtë sidomos nëse jetoni në banesa të ndara. Mjafton që të ruani një largësi të ekuilibruar dhe që ta respektoni pavarësisht ndërhyrjeve pa takt që ajo mund të bëjë. Nëse burri juaj është nga ata që nuk ia kthejnë fjalinë mamit dhe nëse mbi mamin nuk ka asnjë autoritet tjetër, jeta juaj do jetë malore.

Në të dyja rastet, evitoni konfliktet e hapura dhe përdorni të bekuarën diplomaci. Duhet të shndërroheni në politikane dhe të mendoni për të ardhmen dhe planet tuaja afatgjata. Burrat nuk kanë qejf të marrin përgjegjësi dhe nuk kanë aspak dëshirë të ndodhen me shpatulla mbas murit apo të zgjedhim midis dy grave të jetës. Prandaj nëse nuk do të humbisni duhet të tregoheni inteligjente dhe jo pasionante.

Metoda tjetër është buzëqeshja. Buzëqeshni, buzëqeshni, buzëqeshni, është arma që thyen dhe zemrën më të akullt. Asnjë situatë, fjalë, debat nuk duhet të ju bëjë të humbisni kontrollin e vetes tuaj. Duhet të mendoni sikur po luani një lojë shahu, duhet të jeni disa lëvizje para lojtarit tjetër duke u fokusuar në “sheh” ose “ shah mat”. I duruari, I fituari. E thotë dhe populli.

Në fakt sjellja më inteligjente do të duhet të ishte hulumtimi i hollësishëm paramartesor. Mundohuni të mos jetoni bashkë me vjehrrën, mundohuni të keni distancë me familjet tuaja, mundohuni të hulumtoni familjen e partnerit tuaj për të kuptuar nëse ato do jenë pako komplete apo teke. Respektoni ditëlindje, përvjetorë, festa familjare e gëzime të ndryshme. Fokusohuni te anët pozitive, nxisni të mirat duke i evidentuar ato. Jam e sigurt që do ia dilni, edhe pika e ujit e ndryshon shkëmbin, lëre njeriu, njeriun./living

të fundit

Albania deserves institutions that listen, not ones that strike / Violence against protesters, European Democrats react: Instead of dialogue, they use rubber batons

Partia e Demokratëve Evropianë (PDE / EDP), ka reaguar sërish lidhur me protestat në Shqipëri, duke kritikuar mungesën e dialogut…

5 minutes ago

After more than a month of protests on the boulevard, Rama: Citizens’ real concern is the protest’s “clear water,” while the failures have gathered in its black crust

Edi Rama deklaroi se, përtej ironive, ajo që duhet nënvizuar është se ndryshimi i administratës përbën një proces shumë të…

6 minutes ago

Trump: Iran Has Agreed to Almost All U.S. Demands, “Has Been Completely Wiped Out Militarily”

Donald Trump ka bërë të ditur se, sipas tij, Irani ka rënë dakord për “pothuajse gjithçka që SHBA i nevojitet”…

6 minutes ago

Violence against protesters in front of Parliament / Israeli strategist David Zaikin “slaps” Rama: The use of force does not bring stability, it reminds me of Maidan in 2014!

Me anë të një postimi në platformën X, strategjisti izraelit David Zaikin, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar në…

6 minutes ago

Ekrem Bajrovic Again Found Guilty in Retrial for War Crimes and Sentenced to 12 Years in Prison

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka gjetur fajtor dhe e ka dënuar me 12 vite burgim Ekrem…

7 minutes ago

Kurti welcomed by Haxhiu and Jashari at the FSK cadets’ graduation ceremony

Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën Kryeministrin Albin Kurti…

7 minutes ago