Categories: Uncategorized

“Nuk të meritonim”, Artan Fuga ka disa fjalë për Teatrin

Artan Fuga
Teatri,

pa hipokrizi,

Të lidhura

None found

pa rrena,

kundër barbarëve,

jo si pretekst,

i papronësuar nga askush,

i pambrojtur,

tradhëtuar,

i lirë për t’u dashur ose neveritur si arkitekturë,

përtej shijeve estetike të diktatorit qesharak,

drama e vetvetes në vite,

i torturuari nga të gjitha qeveritë dhe bashkitë,

i pazëvendësueshmi,

i palëvizishmi,

i kërkuari me sy përgjithë jetën,

plaga e memorjes urbane,

aktakuza për të gjithë ne që kemi një diplomë në xhep,

i pajetërsueshme nga asnjë kauzë,

turpi i të gjithë aktorëve, rregjizorëve, zorraxhinjve,

i kuintave, prapaskenave,

intrigave,

burimi i parave për mijra mustaqellinj, mjekraxhinj,

ju dhjefsha mjekrat dhe mustaqet,

i paindetifikueshmi me të për të shëruar krizën e anonimitetit,

monumenti pasqyrë ku injoranti shihte veten qartë,

i mbetur bosh pas vdekjes të të Mëdhenjve,

ku nuk flitej më shqipja monumentale, por kuisnin konet e vogla,

Teatër pa teatër,

kumbim bosh i një të shkuare që mahniste me madhështinë e saj,

fabrika e roleve dhe nxjerrësi i kallajit të aktrimit politik,

i keqpërdoruri,

belaja për politikën,

argumenti i pisit për të bërë pis të tjerët,

i paprekshmi,

i pambrojtshmi,

boshësia absolute,

mërzia e ditëve në një qytet të idiotëve,

budallenjve, që jemi ne,

faji i të gjitha fajeve,

lakmuesi i të gjitha idiotizmave vetëmburrëse,

varri i heronjve të paqënë,

humnera e personalitetit tonë prej legenash,

i paharruari,

i parindërtueshmi, ndërtoni mbi të jo kulla tani,

por edhe varreza,

aerodroma ushtarakë,

ndërtesën e delegacionit saharian,

zhgarravisni të gjitha ligjet, kundraligjet dhe peticionet,

ndërtoni xhamitë, kishat dhe teqetë e botës,

kurbani i së keqes,

i pandotshmi,

i vogli madhështor,

Kush të meritonte ty nga ne?

Nê fund e bëre shërbimin tënd:

na detyrove të luanim komedinë tonë para syve të tu që ulën qerpikët me turpin për ne!

Te goditëm me grushte fadromash!

Na kishe ledhatuar në dekada dhe rrahur me shuplakat e prindit,

që i do me nostalgji,

Luajte tragjedinë tonë reale,

sekondën tënde të fundit,

si për të na hapur sytë,

kur ike në pluhurin e harresës,

të historisë,

duke mbyllur sytë e tu të bukur,

të goditëm e thyem hundën e bukur,

të përgjakëm, dhembët t’i thyem,

kishim dashuri të urrejtshme për ty sepse ishim shumë poshtë teje,

e pabashkëmatshme tharrja jonë në shpirt me madhështinë e frymës tënde,

shoqëri e tallavasë ne, e lajmeve me rrena, e kllounëve vetëmburracakë,

donim teatër ne të mosqënët,

ne arixhinjtë e ardhur në një qytet të boshatisur nga zotërinjtë,

ne : tallavatë, arti ynë shkon deri te kamera e fshehtë,

nën sjellavjelljen e thirmave të deputetëve maskarenj!

Sunduar nga personazhet më negativë që na kishe zbuluar,

dalë nga dera, çatia, oxhaku yt,

derdhur në zyra tenderash dhe sallone pritjeje,

ne që donim të të mbroni të huajtë,

thërrisnim fqinjët të mbronim atin që vetë ne rrihnim për vdekje,

Plaga e plagëve që e mohuam brenda një nate!

Qajmë gjoja plagët tona që na bënë policët,

fajësojmë policët që janë mëkatarët e fundit të mëkatit të pashlyeshëm të gjithë një shoqërie,

qajmë dhimbjet tona të paqëna,

i dhimbshuri,

i dhënshmi në dekada për njëzet lekë,

aristokrati,

ku luanim ëndërrat tona me mbretër, kalorës, zonja pylli,

Ik madhështor!

Nuk të meritonim!

të fundit

I nxehti djeg Shqipërinë/ Sa pritet të shkojnë temperaturat nesër

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Shqipërinë, sipas Institutit të Gjeoshkencave, rrezikojnë zjarre në një pjesë të vendit, kryesisht në…

10 minutes ago

Fetoshi: Qëndrimi i Vuçiqit për Radoiçiqin përbën pranim politik të sulmit në Banjskë

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me Milan Radoiçiqin,…

11 minutes ago

Chelsea gati ofertën e re për Granit Xhakën, vlera mund të kalojë 12 milionë euro

Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës dhe pritet të rikthehet me një ofertë të përmirësuar për…

13 minutes ago

Ambasada amerikane këshillon shtetasit e saj të shmangin protestat në bulevard

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar këtë të enjte se në kryeqytetin shqiptar po vijojnë protestat e përnatshme përpara…

14 minutes ago

“Çdo goditje e tyre sjell 100 vetë më shumë në shesh”, aktivisti flet për tensionet para Kuvendit: Jemi më të fortë, nuk ndryshojmë çfarëdo që të bëjë policia

Aktivisti Edison Likaj ishte i pari që mori fjalën në nisje të protestës së 33-të para Kryeministrisë. Duke komentuar tensionet…

23 minutes ago

“They sprayed me with pepper and the ambulance never arrived,” says Luçiana Kokaj: Detainees were beaten in police vans and have black eyes

Teksa ka nisur grumbullimi për protestën e 33 antiqeveritare në sheshin “Skënderbej” aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi se policia u tregua…

31 minutes ago