Categories: kosovë

Fetoshi: Qëndrimi i Vuçiqit për Radoiçiqin përbën pranim politik të sulmit në Banjskë

Arben Fetoshi, drejtor i Institutit “Octopus”, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Milan Radoiçiqin, duke e cilësuar atë si një pranim politik të sulmit të armatosur në Banjskë dhe si provë të mbështetjes institucionale të Serbisë për autorët e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Fetoshi theksoi se pohimi i Vuçiqit, se Radoiçiq “po kërkohet për shkak të Kosovës e Metohisë, e jo për shkak të krimit”, sipas tij nuk lë vend për interpretim tjetër, përveçse si legjitimim i operacionit të zhvilluar më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Të lidhura

None found

Sipas Fetoshit, me këtë deklarim presidenti i Serbisë e portretizon ish-nënkryetarin e Listës Serbe jo si një të dyshuar për vepra penale, por si një “patriot” që ka vepruar në shërbim të interesave kombëtare të Serbisë.

Ai argumenton më tej se nga kjo deklaratë kuptohet se arsenali i armëve, municioni, pajisjet ushtarake dhe grupi i armatosur i përfshirë në sulmin e Banjskës nuk paraqiten si pjesë të një krimi, por si instrumente për arritjen e një objektivi politik.

Fetoshi shton se kjo pasqyron atë që në komunikimin strategjik njihet si “përgjegjësi e deleguar”, kur shteti nuk e pranon zyrtarisht autorësinë e një veprimi, por, sipas tij, u siguron mbrojtje institucionale autorëve.

Në reagimin e tij, ai përmend gjithashtu akuzat që rëndojnë ndaj Milan Radoiçiqit në Kosovë për sulm kundër rendit kushtetues, financim të terrorizmit dhe pastrim parash, si edhe urdhër-arrestin për krime lufte në Gjakovë. Po ashtu, ai rikujton se Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq kanë qenë edhe më parë nën hetim në Serbi për kontrabandë dhe krim të organizuar.

Në fund, drejtori i Institutit “Octopus” vlerëson se deklarata e Vuçiqit, sipas tij, e konfirmon lidhjen e shtetit serb me strukturat kriminale në kuadër të strategjisë ndaj Kosovës dhe e cilëson këtë si një kërcënim të pandërprerë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

të fundit

Mijëra qytetarë mbushin Bulevardin, Rama vijon akuzat ndaj protestuesve dhe ia atribuon situatën qytetarëve, jo korrupsionit e premtimeve të pambajtura

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë pasdite sulmet ndaj protestuesve që prej më shumë se një muaji mblidhen çdo…

1 minute ago

Teherani përgatitet për funeralin e Ali Khameneit më 3 korrik, Irani publikon axhendën zyrtare dhe pret delegacione nga rreth 100 shtete

Irani ka bërë publik kalendarin zyrtar të ceremonisë mortore për Ajatollah Ali Khamenein, e cila do të mbahet më 3…

6 minutes ago

Shqipëria mposht Kosovën në Prishtinë në ndeshjen e pestë të kualifikueseve për “Eurobasket”

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje befasuese në shtëpi nga Shqipëria, në kuadër të kualifikuesve për “Eurobasket”, xhiro e pestë.“Dardanët”…

12 minutes ago

“Rama është hiçi, aty qëndron kulmi i së keqes” / Protestuesja: Mos çoni dëm vezë e miell, ndaj tyre duhen hedhur mbeturina

Një protestuese deklaroi se nuk ka asnjë vlerë të harxhohen miell dhe vezë ndaj kdeputetëve pasi ata meritojnë të gjuhen…

15 minutes ago

Zelensky kërkon miratimin e SHBA-së që raketat Patriot të prodhohen në Ukrainë

Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin për dhënien e një licence që do t’i hapte…

23 minutes ago

Real Madridi mbush arkat me 92 milionë euro nga largimet e futbollistëve që s’ishin pjesë e skuadrës sezonin e kaluar

Real Madridi ka siguruar një përfitim të madh financiar këtë verë, duke arkëtuar plot 92 milionë euro falë klauzolave të…

24 minutes ago