Chelsea vazhdon të mbetet i interesuar për Granit Xhakën dhe pritet të bëjë një tjetër tentativë për ta afruar kapitenin e Sunderlandit, pasi propozimi i parë nuk u pranua nga klubi anglez.
None found
Burime nga Anglia bëjnë të ditur se oferta fillestare e londinezëve për mesfushorin shqiptar ishte rreth tetë milionë funte, por Sunderland nuk la vend për dyshime, duke treguar se nuk synon të heqë dorë nga një prej elementëve kyç të skuadrës.
Tashmë pritet që Chelsea të dalë me një ofertë të dytë, e cila mund të lëvizë nga 10 deri në 12.5 milionë funte, si edhe të përfshijë bonuse shtesë.
Xhaka, sipas raportimeve, e sheh me interes një kalim te “Stamford Bridge”, ndërsa Xabi Alonso konsiderohet njeriu që po e shtyn më fort këtë lëvizje, pasi dëshiron të bashkëpunojë sërish me mesfushorin me të cilin ishte bashkë te Bayer Leverkuseni.
Gjithsesi, te Chelsea ka hezitim për të investuar më shumë para për një futbollist që tashmë ka mbushur 33 vjeç, në një kohë kur Sunderland nuk ka ndryshuar aspak qëndrim.
Skuadra nga veriu i Anglisë e afroi Xhakën nga Bayer Leverkuseni vetëm verën e kaluar, duke paguar në total rreth 17.5 milionë funte, dhe e sheh atë si një pjesë thelbësore të ekipit të drejtuar nga Regis Le Bris.
Menjëherë pas ardhjes në klub, ai mori shiritin e kapitenit dhe u kthye në një prej figurave më me peshë të skuadrës, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
Kjo është edhe arsyeja pse Sunderland nuk dëshiron të vihet në pozitën për ta shitur liderin e mesfushës, veçanërisht për një shifër që do të nënkuptonte humbje financiare në krahasim me shumën e investuar një vit më parë.
Ngjarja merr edhe më shumë interes duke pasur parasysh se sezonin e kaluar Sunderland siguroi një vend në garat evropiane pikërisht në kurriz të Chelseat, pasi e mbylli kampionatin mbi londinezët dhe fitoi të drejtën për të marrë pjesë në Ligën e Evropës.
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…