Nuk deklaroi paratë për shkollimin e vajzës, çfarë zbuloi SPAK për Llallën

Ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla i ëhstë bërë e njohur akuza nga Prokuroria e Posaçme.

Mësohet se Llalla akuzohet për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume në Gjermani që e ka përdorur për shkollimin e vajzës, shumë të cilën ish-kryeprokurori Llalla thotë se e kishte marrë borxh nga një mik.

Për çështjen “Llalla” ka kthyer përgjigje edhe DASH që e shpalli non grata duke i ndaluar hyrjen në SHBA ama këto të dhëna nuk janë bërë të ditura.

Adriatik Llalla po hetohet nga SPAK për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm. /albeu.com/


Shtuar 4.03.2020 09:43