Një nga vatrat më të nxehta, zbulohet burimi i infeksioneve të larta në Fier

Teksa rastet e reja të koronavirusit në vendin tonë shtohen çdo ditë, qyteti i Fierit është i katërti më i godituri.

Deri më tani numërohen 195 raste aktive dhe burimi kryesor i infektimit po kthehen plazhet dhe dasmat. Këto të fundit janë të ndaluara, por njerëzit nuk heqin dorë dhe vazhdojnë të organizojnë ceremoni gëzimi.

Të lidhura

None found

Më datën 20 gusht, policia e Fierit ka ndëshkuar pronarët e dy lokaleve pasi organizuan dasma në kundërshtim me Aktin Normativ. Sipas burimeve, 10 rastet e ditës së djeshme janë vatra të reja, por dhe kontakte.

Ndërsa katër raste ishin në Patos, ku tre prej të cilave ishin në Zharrëz dhe u infektuan në një dasmë rreth 3 ditë më parë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik për cdo rast që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në të gjithë qytetin.


Shtuar 23.08.2020 06:29