Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në një intervistë për Euronews Albania, se heqja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk do të thotë se gjendja e pandemisë ka kaluar, pasi disa aktivitetet do të vijojnë të mbeten të mbyllura. Ministrja përmendi këtu dasmat, këndet e lojërave në ambiente të mbyllura, kinematë dhe teatrot.
Por, lajmi pozitiv është se me kalimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore vendi nuk do të ketë më rikthim në karantinë.
None found
“Heqja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të thotë se nuk ka rikthim mbrapa në mbylljen dhe kufizimin e lëvizjes, por kjo nuk do të thotë se gjendja e pandemisë ka përfunduar. Ndaj qëndrojnë të gjitha masat në kuadër të gjendjes së epidemisë, që janë vendosur për të mos lejuar përhapjen.
Kufizimet që mbeten në fuqi janë ato që lidhen me aktivitete që kanë risk të lartë, klubet e natës, këndet e lojërave me ambiente të mbyllura dhe pishinat. Gjithashtu kinematë dhe teatrot nuk do të hapen”, tha Manastirliu.
Ajo theksoi më tej se do të ketë vlerësim hap pas hapi për këto aktivitet që janë të mbyllura. Të ndaluara do të vijojnë të mbeten edhe dasmat të cilat ishte parashikuar se do të lejoheshin pas 23 qershorit. Sipas ministres grumbullimet familjare janë rrezik për infektimin zinxhir dhe shtyrja ka ardhur gjithashtu dhe për shkak të rritjes së numrit të të prekurve.
Sa i takon transportit publik, ministrja e Shëndetësisë tha se çdo udhëtar do të jetë i detyruar që të mbajë maskë dhe respektimi i protokollit do të monitorohet nga subjektet që do të ofrojnë këtë shërbim.
“Normaliteti i ri na dikton që të jetojmë në rregulla të reja dhe sot kërkohet më shumë se kurrë një ndërgjegje e lartë. Vendosja e maskës gjatë përdorimit të transportit publik është një detyrim”, tha Manastirliu.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…