Categories: Uncategorized

Çfarë është gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe pasojat e saj?

Në fillim të marsit Shqipëria u godit nga pandemia e koronavirusit, ku u rregjistruan dhe 2 rastet e para. Sot numri i të infektuarve ka shkuar 104 persona, ndër të cilët 5 viktima.

Për këtë arsye, qeveria vendosi të martën në mbrëmje të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e vendit për një periudhë 30 ditore.

Të lidhura

None found

Gjendja e fatkeqësisë natyrore ishte ne fuqi deri në fund të marsit në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Kryeministri Rama shpalli kë të gjendje më 27 nëntor 2019, Në dhjetor të 2019 parlamenti miratoi zgjatjen me tre muaj të kësaj gjendjeje deri në 30 mars.

Tani kjo gjendje do të shtrihet në gjithë vendin për një muaj.

Çfarë është gjendja e fatkeqësisë natyrore?
Ligji Për Mbrojtjen Civile përcakton se “fatkeqësi natyrore konsiderohen fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me sëmundjet infektive masive, tërmetet dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.”

Ligjit ngarkon qeverinë me detyrën e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe marrjen e masave përkatëse. Neni 39 i ligjit shprehet:

“Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit.”

Por gjendja e fatkeqësisë natyrore është shpallur vetëm në disa qytete; Tiranë, Durrës, Laç, Thumanë, praktikisht vendet që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kështu qeveria duhet të nxjerrë vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për pjesën tjetër të qyteteve, ndërsa për qytetet e mësipërme duhet të marrë pëlqimin e Kuvendin për zgjatjen e kësaj gjendjeje.

Disa nga masat që mund të marrë qeveria gjatë kësaj periudhe janë:

— Organizimin dhe zbatimin e gjendjes së karantinës për popullin.

— Vendosjen dhe zbatimin e masave të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve në zonat e prekura nga fatkeqësia.

— Organizimin e procesit të eliminimit dhe të groposjes së detyruar të kafshëve dhe të çdo materiali tjetër që përbën burim infeksioni, epidemie masive, ndotjeje masive apo burim radiacioni.

Me shpalljen e gjendjes, qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompensojnë të gjithë qytetarët e prekur nga fatkeqësia natyrore. Ky detyrim ligjor është parashikuar në nenin 41 të ligjit:

“Shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.”

Kjo do të thotë se tashmë çdo dëmtim ndaij individëve, bizneseve dhe subjekteve të tjera duhet të komopensohet plotësisht nga shteti./exit.news

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

7 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

7 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

7 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

7 hours ago