Categories: Uncategorized

Paradoksi në Shqipëri: MSH deklaron bizneset që mbetet të mbyllura, por janë të hapura

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sonte se, heqja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk do të thotë se gjendja e pandemisë ka kaluar, pasi disa aktivitetet do të vijojnë të mbeten të mbyllura. Ministrja përmendi këtu dasmat, këndet e lojërave në ambiente të mbyllura, klubet e natës, kinematë dhe teatrot.

Por duket se Manastirliu nuk ia ka idenë pasi shumë nga këto kanë nisur të rihapen prej javësh. Kështu disa pishina janë hapur madje reklamojnë në rrjete sociale. Kënde lojërash janë rihapur në disa qendra të njohura tregtare. Aktivitete të tipit dreka e darka festive apo rastesh të tjera familjare po bëhen në disa restorante. Po ashtu janë rihapur dhe klube nate madhe edhe klabe striptizmi të cilët po ashtu reklamojnë në rrjete sociale rihapjen e tyre.

Të lidhura

None found

A do ketë rikthim karantine?

Manastirliu tha sonte në Euronews edhe se mbe mbylljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore vendi nuk do të ketë më rikthim në karantinë.

“Heqja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të thotë se nuk ka rikthim mbrapa në mbylljen dhe kufizimin e lëvizjes, por kjo nuk do të thotë se gjendja e pandemisë ka përfunduar. Ndaj qëndrojnë të gjitha masat në kuadër të gjendjes së epidemisë, që janë vendosur për të mos lejuar përhapjen. Kufizimet që mbeten në fuqi janë ato që lidhen me aktivitete që kanë risk të lartë, klubet e natës, këndet e lojërave me ambiente të mbyllura dhe pishinat. Gjithashtu kinematë dhe teatrot nuk do të hapen”, tha znj. Manastirliu.

Ajo theksoi më tej se, do të ketë vlerësim hap pas hapi për këto aktivitetet që janë të mbyllura. Të ndaluara do të vijojnë të mbeten edhe dasmat të cilat ishte parashikuar se do të lejoheshin pas 23 qershorit. Sipas ministres, grumbullimet familjare janë rrezik për infektimin zinxhir dhe shtyrja ka ardhur gjithashtu dhe për shkak të rritjes së numrit të të prekurve.

Sa i takon transportit publik, ministrja e Shëndetësisë tha se, çdo udhëtar do të jetë i detyruar që të mbajë maskë dhe respektimi i protokollit do të monitorohet nga subjektet që do të ofrojnë këtë shërbim.

“Normaliteti i ri na dikton që të jetojmë në rregulla të reja dhe sot kërkohet më shumë se kurrë një ndërgjegje e lartë. Vendosja e maskës gjatë përdorimit të transportit publik është një detyrim”, tha znj. Manastirliu.

E pyetur lidhur me shkakun e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 pas lehtësimit të masave, ministrja e Shëndetësisë tha se, kjo ka ardhur kryesisht për shkak të mosrespektimit të masave nga ana e qytetarëve pas heqjes së karantinës dhe kufizimeve.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

5 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

5 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago