Categories: Uncategorized

Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e korridorit ajror Shqipëri – Kosovë: 15 minuta më shpejt!

Në një kohë kur Aciacioni Civil në të gjithë botën, po kalon një periudhë shumë të vështirë për shkak të masave parandaluese kundër COVID-19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerëson dhe nxit bashkëpunimin e ngushtë midis autoriteteve të Aviacionit Civil të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Albcontrol dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigimit Ajror e Kosovës, kanë nënshkruar sot në Prishtinë, një Marrëveshje për koordinimin e trafikut ajror midis Tiranës dhe Prishtinës. Marrëveshja është lidhur në kuadër të projektit “Mbledhja për Normalizimin e Aviacionit të Ballkanit” (BANM), të udhëhequr nga NATO.

Të lidhura

None found

Ky është një hap i rëndësishëm për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës, pasi korridori i ri ajror do të shkurtojë me rreth 15 minuta fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe si rrjedhojë do të rrisë përfitimet e udhëtarëve, do të ulë kostot operacionale të kompanive ajrore dhe emitimet e karbonit drejt një aviacioni më të gjelbërt.

Shqipëria, si vend i rajonit dhe anëtar i NATO-s ka dhënë kontributin e saj të vazhdueshëm në kuadër të projektit NATO BANM në normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit, me theks të veçantë – hapësirës ajrore të Kosovës.

Nënshkrimi i Marrëveshjes midis Albcontrol dhe ASHNA do të pasohet me hapjen e korridorit ajror midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo Marrëveshje është negociuar nga grupet tona të ekspertëve në koordinim të ngushtë me NATO-n dhe me përkrahjen parezervë të Qeverisë Shqiptare.

të fundit

Vala ekstreme e të nxehtit godet Evropën, mbi 2 mijë vdekje në Francë dhe paralajmërime për temperatura rekord

Evropa po përballet me një valë ekstreme të të nxehtit që ka shkaktuar pasoja të rënda shëndetësore dhe emergjenca të…

1 minute ago

Rokas: Ligji zgjedhor është cilësor, zgjidhja kërkon marrëveshje mes partive

Lidhur me ndryshimet e bllokuara në Kodin Zgjedhor, të cilat janë një pjesë e rëndësishme e paketës së reformave, ambasadori…

8 minutes ago

Inteligjenca Artificiale në Ballkanin Perëndimor po zgjerohet, por ende pa bazë të plotë ligjore

Sipas një analize të re, administratat publike në vendet e Ballkanit Perëndimor po i përdorin gjithnjë e më shpesh mjetet…

11 minutes ago

Takimi emocionues gjatë Botërorit, çfarë i tha Ronaldo-Modric pas ndeshjes?

Një moment emocionues, është kapur nga kamerat pas përplasjes së Portugalisë me Kroacinë në Kupën e Botës 2026. Cristiano Ronaldo,…

12 minutes ago

Të plagosurit nga ngjarja në Podujevë janë shpërndarë në disa klinika, ja si paraqitet gjendja e tyre

Katër të plagosurit nga përleshja e armatosur të enjten pasdite në Podujevë, po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.…

20 minutes ago

Fire engulfs a home in Lushnje, causing major material damage / Firefighters intervene to extinguish the flames

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga zjarri në fshatin Krutje, në Lushnje. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke…

29 minutes ago