Ambasadori i BE-së, Michalis Rokas, u shpreh se për ndryshimet e bllokuara në Kodin Zgjedhor vazhdojnë ende diskutimet dhe se për këtë proces është i domosdoshëm konsensusi mes palëve. Ai vlerësoi se vetë kodi, në thelb, është i mirë.
None found
Gjatë promovimit të pajisjeve të reja ushtarake në kazermat Ilinden, Rokas deklaroi se ODIHR dhe KE kanë dhënë vlerësim pozitiv, ndërsa sipas tij ajo që mbetet për t’u zgjidhur janë modalitetet. Ai tha se e kupton që ekzistojnë mospajtime pikërisht për këto modalitete, por shtoi se ndien se ka vullnet të mirë për t’i tejkaluar ato.
Rokas theksoi se Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet tashmë po punon dhe shprehu shpresën që palët do të mund të ulen së bashku dhe të arrijnë konsensus për këtë temë të ndjeshme, që lidhet me një çështje kaq të rëndësishme. Sipas tij, themelet e ligjit dhe vetë ligji janë vërtet të mira.
Ndërkohë, amendamentet në Kodin Zgjedhor kanë mbetur pezull. Pikë e debatueshme mbetet votimi elektronik nga diaspora. Qeveria i kërkoi opozitës të pajtohet për një debat konstruktiv, në vend të pengimit parlamentar, duke theksuar se Kodi Zgjedhor bën pjesë në detyrimet reformuese të Maqedonisë. Nga ana tjetër, LSDM akuzoi për një përpjekje për vjedhje të votave zgjedhore.
Krimi Ekonomik dhe Kibernerik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka goditur një tjetër rast të mashtrimit përmes…
Marius Dervishi, i njohur në publik si “Zebërvoki”, ka njoftuar vendimin për t’u larguar nga radhët e Policisë së Shtetit.…
Në Incheon të Koresë së Jugut u mbajt një prej kompeticioneve më të veçanta të futbollit në botë, ku robotë…
Në Francë, vala e të nxehtit është zhvendosur edhe në arenën politike, pasi deputetët e Partisë së Gjelbër kanë depozituar…
Një operacion i koduar policor, ka çuar në goditjen e një baze të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit në zonën…
Rusia dyshohet se ka ndërtuar një operacion të organizuar spiunazhi nga ajri në Europë, duke përdorur dronë për të siguruar…