Categories: Uncategorized

Autoriteti i Aviacionit Civil thirrje qytetarëve: Mos blini bileta

Autoriteti i Aviacionit Civil këshillon të gjithë qytetarët të evitojnë blerjen e biletave të transportit ajror nga çfarëdo burimi, kompani ajrore, agjenci apo faqja të ndryshme në internet të paktën për javët në vazhdim, deri sa të njoftoheni nga kanalet zyrtare për ri-fillimin e fluturimeve.

“Në këto kohë të vështira të ndalimit të fluturimeve për/nga Shqipëria, në kuadër të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Autoriteti Aviacionit Civil ndërgjegjësohet me interesin e disa qytetarëve për të udhëtuar për/nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në drejtim të destinacioneve Evropiane e më tej por thekson se fluturimet për/nga Shqipëria janë pezulluar deri në një urdhër të dytë.

Të lidhura

None found

Data e rifillimit të fluturimeve do të varet nga ecuria e gjendjes ndërkombëtare, prandaj këshillojmë të gjithë qytetarët të evitojnë blerjen e biletave të transportit ajror nga çfarëdo burimi (kompani ajrore, agjenci apo faqja të ndryshme në internet) të paktën për javët në vazhdim, deri sa të njoftoheni nga kanalet zyrtare për ri-fillimin e fluturimeve. Ndërkohë, Qeveria Shqiptare, nëpërmjet kompanisë flamurmbajtëse Shqiptare “Air Albania”, do të kryejë fluturime riatdhesimi falas nga vende të ndryshme të Evropës drejt Tiranës në ditët në vijim. Për këtë bashkëqytetarët e ngelur jashtë kufijve të Shqipërisë duhet të shkruajnë tek ëë.shqiperiaqeduam.al për të regjistruar kërkesën për kthimin e tyre, dhe/ose nëpërmjet kontaktit të Ambasadave apo Konsullatave tona më të afërta pranë tyre.

Këto janë kohë të pazakonta dhe kërkojnë ndërgjegjësimin qytetar për zbatimin e të gjithë rregullave të vendosura nga institucionet shtetërore për menaxhimin e situatës. Për çdo paqartësi apo pyetje jeni të lutur të na shkruani drejtpërsëdrejti në adresën e emailit pax@acaa.gov.al dhe info@acaa.gov.al dhe ne do t’ju përgjigjemi zyrtarisht në kohë rekord. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe të bashkuar, por larg fizikisht, do ta kalojmë këtë situatë dhe do të fluturojmë e takohemi serish” thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

të fundit

Tensions outside the prime minister’s office as youths pelt a water tanker with stones

Tensione të reja janë regjistruar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të autobotit të ujit…

9 minutes ago

Clashes resume outside the Prime Minister’s Office as police detain protesters and use pepper spray

Situata është tensionuar sërish përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë rinisur shoqërimin e protestuesve, në…

10 minutes ago

Police intervene against protesters in Tirana as water cannon enters the boulevard, tear gas is fired and media are forced to leave

Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore…

10 minutes ago

Tensions escalate outside the prime minister’s office, police take protesters into custody

Situata është tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e protestuesve, në ditën…

11 minutes ago

Cadillac prezanton Escalade-V 125th Anniversary me motor V8 dhe çmim mbi 239 mijë dollarë

Cadillac ka prezantuar edicionin e kufizuar Escalade-V 125th Anniversary, një SUV luksoz me motor V8, i krijuar për të shënuar…

13 minutes ago

Bernardo Silva në garë për një vend titullari në El Clasico, Mourinho mund të ndryshojë formacionin

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, mund të përgatisë një befasi në formacionin titullar për përballjen e madhe ndaj Barcelonës,…

23 minutes ago