Categories: Uncategorized

“Në bazë të Kanunit do vrasim 18 vetë”, Zylfie Haklaj reagon pas dokumentit të SHIK

Pas qarkullimit në media të lajmit për zbulimin e një dokumenti të SHIK, sipas të cilit Fatmir Haklaj betohej se do të vriste 18 persona, përfshi edhe Azem Hajdarin, ka reaguar e motra e Fatmirit, Zylfie Haklaj.

Lidhur me këtë ajo tha se ky betim nuk është i vërtetë e se familja Haklaj ka prova e fakte që diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Të lidhura

None found

E vendosur Zylfie Haklaj u shpreh se nëse SHIK nuk tregon dëshminë se ku është bazuar, do t’i drejtohet Drejtësisë.

“Ne si familje nuk e dimë një gjë të tillë, kemi prova e fakte që Fatmir Haklaj kurrë nuk e ka bërë një betim të tillë. Kërkojmë dëshminë që SHIK-u bazohet ose do t’i drejtohem drejtësisë. Këtu lind pyetja a janë të gjithë jnerëzit e barabartë përpara ligjit? A është e barabartë jeta e çdo qytetari, i veshur apo jo me pushtet? Deri kur do të vazhdohet kështu?

Duke bërë dallime mes njerëzish, edhe pas gati 30 vitesh nuk ka drejtësi për shumë e shumë shqiptarë ndërsa për disa edhe pas 22 vitesh vazhdojnë supozime, halucinacione si skizofrenë duke bërë lloj lloj shpifjesh të ndryshme. Boll më me shpifje e spiunazhe të spiunëve të Salihit të trashëguar nga e kaluara e tij e ndyrë,” u shpreh Haklaj.

Më poshtë përmbajtja e plotë e informacionit të SHIK:

SEKRET. Kopje Nr. 1 Tiranë, më 16.05.1998. Republika e Shqipërisë. Shërbimi Informativ Kombëtar. Lënda: Për Fatmir Haklaj. Ministrit të Rendit Publik, Zotit Perikli Teta. Tiranë. Në bazë të një informacioni që disponojmë, ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, Fatmir Haklaj, ndër të tjera është shprehur:

“… Njerëzit e mi që janë vrarë kanë marrë gjithsej 18 plumba. Në bazë të kanunit ne do të vrasim 18 vetë. Deri tani kemi vrarë 9 vetë, kemi për të vrarë edhe 9 të tjerë, në mes të tyre edhe Azem Hajdarin. Ne i kemi dërguar fjalë nëpërmjet lidhjeve të tij, disa herë i kemi dërguar telegrame për raste vdekjesh për të ardhur në Tropojë, me qëllim për ta vrarë, por ai nuk ka ardhur. Pasi të vrasim Azemin ne do të ikim në Belgjikë. Kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar Fatos Klosi (firma, vula).

të fundit

Egjipti përfshin në listën e organizatave terroriste 35 struktura islame evropiane, mes tyre edhe një nga Maqedonia

Autoritetet egjiptiane kanë vendosur 35 organizata, shoqata dhe institucione islame nga Evropa, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia, në…

6 minutes ago

Katër lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë, Maran i detyruar për zgjedhjet ndaj Finlandës

Ditën e nesërme, 12 nëntor 2026, Kombëtarja e Shqipërisë do të presë Finlandën, një sfidë e cila nis në orën…

6 minutes ago

Subhi Jakupi zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

Këshilli Gjyqësor zgjodhi Subhi Jakupin, gjyqtar në Gjykatën e Lartë Administrative, si Kryetarin e ri të Gjykatës Administrative, duke vlerësuar…

7 minutes ago

Boston triumfon ndaj Philadelphias dhe ngjitet në krye të Lindjes

Mbrëmjen mes të mërkurës dhe të enjtes u ndeshën dy skuadrat më të mira të Konferencës së Lindjes. Në këtë…

7 minutes ago

PD alleges that €950,000 from the AKSHI affair was transferred to companies linked to Vlora Hyseni’s brothers in Germany

Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar një skemë trasnferimi parash publike nga tenderat…

8 minutes ago

Transparency Board sets new prices for diesel and gasoline

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vend sot, duke vendosur uljen e çmimit…

8 minutes ago