Categories: Uncategorized

Fatmir Haklaj ishte betuar se do vriste Azem Hajdarin, reagon Zyflie Haklaj (FOTO LAJM)

“Deri tani kemi vrarë 9 vetë, kemi për të vrarë edhe 9 të tjerë, në mes të tyre edhe Azem Hajdarin…”

Pas qarkullimit në media të lajmit për zbulimin e një dokumenti të SHIK, sipas të cilit Fatmir Haklaj betohej se do të vriste 18 persona, përfshi edhe Azem Hajdarin, ka reaguar e motra e Fatmirit, Zylfie Haklaj.

Të lidhura

None found

Zylfie Haklaj shprehet se ky betim nuk është i vërtetë dhe se ka prova dhe fakte se dicka e tillë nuk ka ndodhur.

Lidhur me këtë ajo tha se ky betim nuk është i vërtetë e se familja Haklaj ka prova e fakte që diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë.
E vendosur Zylfie Haklaj u shpreh se nëse SHIK nuk tregon dëshminë se ku është bazuar, do t’i drejtohet Drejtësisë.

“Ne si familje nuk e dimë një gjë të tillë, kemi prova e fakte që Fatmir Haklaj kurrë nuk e ka bërë një betim të tillë. Kërkojmë dëshminë që SHIK-u bazohet ose do t’i drejtohem drejtësisë. Këtu lind pyetja a janë të gjithë jnerëzit e barabartë përpara ligjit? A është e barabartë jeta e çdo qytetari, i veshur apo jo me pushtet? Deri kur do të vazhdohet kështu?

Duke bërë dallime mes njerëzish, edhe pas gati 30 vitesh nuk ka drejtësi për shumë e shumë shqiptarë ndërsa për disa edhe pas 22 vitesh vazhdojnë supozime, halucinacione si skizofrenë duke bërë lloj lloj shpifjesh të ndryshme. Boll më me shpifje e spiunazhe të spiunëve të Salihit të trashëguar nga e kaluara e tij e ndyrë,” u shpreh Haklaj.

Më poshtë përmbajtja e plotë e informacionit të SHIK: SEKRET. Kopje Nr. 1 Tiranë, më 16.05.1998. Republika e Shqipërisë. Shërbimi Informativ Kombëtar. Lënda: Për Fatmir Haklaj. Ministrit të Rendit Publik, Zotit Perikli Teta. Tiranë. Në bazë të një informacioni që disponojmë, ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, Fatmir Haklaj, ndër të tjera është shprehur:

“… Njerëzit e mi që janë vrarë kanë marrë gjithsej 18 plumba. Në bazë të kanunit ne do të vrasim 18 vetë. Deri tani kemi vrarë 9 vetë, kemi për të vrarë edhe 9 të tjerë, në mes të tyre edhe Azem Hajdarin.

Ne i kemi dërguar fjalë nëpërmjet lidhjeve të tij, disa herë i kemi dërguar telegrame për raste vdekjesh për të ardhur në Tropojë, me qëllim për ta vrarë, por ai nuk ka ardhur. Pasi të vrasim Azemin ne do të ikim në Belgjikë. Kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar Fatos Klosi.”

të fundit

Transparency Board sets new prices for diesel and gasoline

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vend sot, duke vendosur uljen e çmimit…

17 seconds ago

Hoti and Murati clash over Prishtina 2030: Who is responsible for the Mediterranean Games?

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të…

38 seconds ago

Audit report reveals shortcomings worth millions of euros in Trepça’s assets and inventories

Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23…

1 minute ago

Kurti government wins 62 votes; Mehmeti believes it could serve its full term, while Qaka predicts it will fall within two years

Më 13 shtator 2026, Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë e katërt të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila mori 62…

1 minute ago

Prilep, 168.7 kilograms of cut tobacco without excise stamps seized

Doganierët e Doganës së Manastirit dhe ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e…

2 minutes ago

FSK-ja drejt përmbushjes së standardeve të NATO-s në mjekësinë ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade…

2 minutes ago