Greqia dhe Turqia janë pajtuar për të shmangur përplasjet aksidentale në Mesdheun lindor duke vendosur një linjë të komunikimit të drejtpërdrejtë ushtarak, njoftoi Aleanca Veriatlantike, NATO.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e mirëpriti këtë zhvillim, i cili vjen pas disa javësh bisedimesh midis zyrtarëve ushtarakë nga dy vendet anëtare të aleancës.
None found
Ankaraja dhe Athina kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime, pasi kaluan disa javë mosmarrëveshje rreth eksplorimit të gazit në rajon.
Situata çoi në një ngritje dramatike të tensioneve, duke shkaktuar frikën se konflikti mund të shpërthente, mbase edhe rastësisht.
“Pas një sërë takimesh teknike midis përfaqësuesve ushtarakë të Greqisë dhe Turqisë në Selinë e NATO-s në Bruksel, erdhi deri te krijimi i një mekanizmi dypalësh ushtarak”, tha NATO-ja përmes një deklarate.
Stoltenberg falënderoi të dyja palët për “angazhimin e tyre konstruktiv”.
Njoftimi i erdhi ndërsa udhëheqësit e Bashkimit Evropian filluan bisedimet në kuadër të një samiti mbi marrëdhëniet e tyre me Turqinë, shkruan oranews.
Turqia ka shprehur dëshirë për t’u bashkuar me BE-në gjatë pesë dekadave të fundit, por analistët thonë se numri në rritje i mosmarrëveshjeve midis Erdoganit dhe udhëheqësve të bllokut i ka zbehur këto perspektiva.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…