Categories: Uncategorized

Nard Ndoka nuk përmbahet, thumbon ashpër Ramën: Çfarë nuk pret nga një b…q

Më 30 korrik pritet të votohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese në lidhje me listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve.

Opozita e Bashkuar vazhdon të jetë kundër këtij ndryshimi ndërkohë kryeministri Rama duket i qartë dhe i vendosur për t’i shkuar në fund këtij vendimi.

Të lidhura

None found

Në lidhje me këto ndryshime, ka reaguar edhe ish-deputeti Nard Ndoka i cili në lidhje me këtë situatë ka treguar një “përrallë” shumë interesante dhe shumë thumbuese.

Postimi i Nard Ndokës në Facebook:

🔴Më pyeti një mik sot:
– Çfarë do të bëhet më 30 korrik?
– Se di, – i thashë, por po të tregoj një histori të vjetër.

Një fshatar kishte një pendë qe, që punonte tokën me to.
Njëri prej tyre, i ngordhi. Shkon fshatari në treg për të blerë një ka tjetër. Shikon andej e këtej dhe i pëlqen një laraman.
Bën pazar me të zotin dhe bie dakort për çmimin.
Në fund kujtohet dhe e pyet:

– A punon ky ka që po marr?
– Po, – i thotë fshatari, por është pak bq..!
E merr ky, shkon në arë dhe e fut në parmendë me kaun tjetër, fillon punën dhe për dy orë çdo gjë shkon mirë.
Mbas dy orësh, ky kau që bleu, shtrihet në tokë dhe nuk ngrihej më të punonte tokën.
I binte fshatari me hostenin e gjatë, e thumbonte me thumbin në majë, por nuk lëvizte që nuk lëvizte kau nga vendi.
Në darkë, i shkon fshatari të zotit të kaut tek shtëpia.

– O zotëri,- i thotë, kau që të bleva, punoi vetëm dy orë dhe u shtri në tokë pastaj.
– Po, të tregova se është pak bq, – i thotë fshatari.
– Atë e kuptova,- i thotë ky, por nuk më prish shumë punë, se është bq, por nuk po punon.
– Epo, çfarë nuk pret nga një bq,- i përgjigjet fshatari.

– Ok, të kuptova,- më tha miku im. Po shkonte rrugës, tundte kokën dhe qeshte me vete!😉

të fundit

Debati për energjinë në Kuvend, Haxhiu paralajmëron fatura deri në 20 për qind më të larta

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për një dimër të vështirë, duke…

6 minutes ago

Dita e 167-të e protestës para Kryeministrisë, studentë e qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të premte para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 167-të të tubimeve kundër qeverisjes së…

6 minutes ago

Protestat në Francë hyjnë në të shtunën e pestë, mobilizohen deri në 70 mijë policë e xhandarë

Franca po përgatitet për një tjetër fundjavë protestash kundër rritjes së kostos së jetesës. Të shtunën, më 14 nëntor, janë…

12 minutes ago

Volkswagen përgatit T-Roc R 2027, me pamje më sportive dhe më shumë fuqi

Volkswagen ka zbuluar fotografitë e para të prototipit T-Roc R 2027, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund…

17 minutes ago

Ymeri dhe Rizvanolli përplasen në Kuvend për sektorin e energjisë

Gjendja në sektorin e energjisë elektrike, importi i rrymës, menaxhimi i KEK-ut dhe marrëveshja për “Elektroserverin” kanë qenë në qendër…

17 minutes ago

Porsche 924 e vitit 1979 rikthehet në pamjen e dikurshme të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe

Një veturë historike Porsche 924, e cila në vitin 1979 ishte pjesë e flotës së Policisë së Emirateve të Bashkuara…

17 minutes ago