Porsche 924 që shërbeu në flotën e Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 1979 është restauruar në pamjen që kishte atëherë. Makina historike ishte përdorur për eskortimin e Mbretëreshës Elizabeth II gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në vend.
Kjo Porsche 924 ishte makina e parë sportive që u bë pjesë e flotës federale të policisë së Emirateve. Ajo shoqëroi Mbretëreshën Elizabeth II dhe bashkëshortin e saj, Princin Philip, gjatë vizitës në rajonin e Gjirit, vetëm shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Emirateve.
None found
Me kalimin e dekadave, makina pësoi ndryshime në pamje dhe u shfaq me ngjyra të ndryshme. Në restaurimin e fundit u zgjodh të riktheheshin ngjyrat dhe dizajni origjinal i policisë, siç ishin pothuajse 50 vjet më parë.
Puna u krye nga Porsche Centre Abu Dhabi dhe Al Ain. Krahas rinovimit të plotë të makinës, specialistët riprodhuan mbishkrimet policore të pikturuara me dorë, duke ruajtur stilin e atëhershëm në vend që të përdornin ngjitëse moderne.
Pas restaurimit, makina iu dorëzua Policisë së Abu Dhabit në një ceremoni në Muzeun Al Maqta. Publiku do të mund ta shohë në festivalin “Icons of Porsche”, që do të zhvillohet në Dubai më 21 dhe 22 nëntor.
Franca po përgatitet për një tjetër fundjavë protestash kundër rritjes së kostos së jetesës. Të shtunën, më 14 nëntor, janë…
Volkswagen ka zbuluar fotografitë e para të prototipit T-Roc R 2027, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund…
Gjendja në sektorin e energjisë elektrike, importi i rrymës, menaxhimi i KEK-ut dhe marrëveshja për “Elektroserverin” kanë qenë në qendër…
Portugalia e drejtuar nga Jorge Jesus do të luajë nesër në mbrëmje kundër Danimarkës, e vlefshme për Ligën A në…
Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” pritet të nisë më 19 dhjetor në ekranin e Top Channel, ndërsa…
Deputeti i PDK-së Arben Mustafa, gjatë debatit në Kuvend për sektorin e energjetikës, kritikoi Qeverinë për mungesë përgatitjesh për dimër…