Categories: kosovë

Ymeri dhe Rizvanolli përplasen në Kuvend për sektorin e energjisë

Importi i energjisë elektrike, gjendja e KEK-ut dhe marrëveshja për “Elektroserverin” shkaktuan debat në Kuvendin e Kosovës mes deputetes së LDK-së, Janina Ymeri, dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ymeri kritikoi qeverinë për menaxhimin e sektorit dhe koston e importit. Ajo tha se për intervalin nga ora 17:00 deri në 18:00 ishte planifikuar importi i 275 megavatëve me çmim mesatar prej 162 eurosh për megavat. Sipas saj, kjo i kushton vendit mbi 46 mijë euro për vetëm një orë dhe pasqyron gjendjen e sektorit pas 6 vjetësh qeverisje.

Të lidhura

None found

Deputetja ngriti shqetësime edhe për KEK-un. Ajo përmendi punësimin e 777 personave gjatë vitit 2025, rënien e fitimit dhe prodhimit të energjisë, si dhe realizimin vetëm të pjesshëm të investimeve kapitale. Ymeri foli gjithashtu për sigurinë në punë pas vdekjes së katër punëtorëve, hodhi akuza për manipulime në tregun e energjisë duke përmendur disa kompani e persona dhe kritikoi marrëveshjen për “Elektroserverin” dhe furnizimin me rrymë në veri.

Rizvanolli iu përgjigj kritikave për “Elektroserverin”, duke thënë se marrëveshja u finalizua në vitin 2022 mbi bazën e një marrëveshjeje të vitit 2013, të cilën, sipas saj, qeveria nuk e kishte dëshiruar. Ministrja tha se marrëveshja e mëparshme nuk ishte zbatuar dhe se pas 11 vjetësh ishte dashur ndërhyrja e tyre që në atë zonë të fillonin faturimi dhe pagesat.

Duke iu drejtuar edhe deputetit Burim Ramadani, ministrja krahasoi kohëzgjatjen mesatare të ndërprerjeve të energjisë. Sipas saj, treguesi SAIDI ishte 110 orë për një familje kosovare në vitin 2018, ndërsa vlerësimi për vitin 2025 është 60 orë, pothuajse sa gjysma.

Përplasja mes pushtetit dhe opozitës për importin, prodhimin, investimet dhe administrimin e sektorit të energjisë u zhvillua në kohën kur punëtorët e KEK-ut po mbajnë protesta.

të fundit

Volkswagen përgatit T-Roc R 2027, me pamje më sportive dhe më shumë fuqi

Volkswagen ka zbuluar fotografitë e para të prototipit T-Roc R 2027, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund…

3 minutes ago

Porsche 924 e vitit 1979 rikthehet në pamjen e dikurshme të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe

Një veturë historike Porsche 924, e cila në vitin 1979 ishte pjesë e flotës së Policisë së Emirateve të Bashkuara…

3 minutes ago

Portugalia përgatit homazh për Cristiano Ronaldon para ndeshjes me Danimarkën

Portugalia e drejtuar nga Jorge Jesus do të luajë nesër në mbrëmje kundër Danimarkës, e vlefshme për Ligën A në…

4 minutes ago

Kush do të hyjë në shtëpinë e BBVIP 6? Ja 13 personazhet që përfliten

Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” pritet të nisë më 19 dhjetor në ekranin e Top Channel, ndërsa…

10 minutes ago

Rizvanolli thotë se Kosova vazhdon t’i ketë tarifat më të ulëta të energjisë në rajon

Deputeti i PDK-së Arben Mustafa, gjatë debatit në Kuvend për sektorin e energjetikës, kritikoi Qeverinë për mungesë përgatitjesh për dimër…

13 minutes ago

Dy vende të lira dhe pesë mandate drejt përfundimit: si do të zgjidhen gjyqtarët e Kushtetueses?

Përzgjedhja e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës po rikthen në vëmendje debatin për pavarësinë e drejtësisë, ndikimin…

13 minutes ago