Categories: Uncategorized

Mjeku flet për rritjen e numrit të infeksioneve: Spitali COVID-3 duhet të ishte hapur

Doktori Arjan Mezini i ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” deklaroi se situata nga koronavirusi mbetet shqetësuese.

Mezini tha se në kohën që njerëzit ishin në izolim, duhet të kishte një strategji të qartë sesi do të bëhej hapja, por kjo nuk u duk gjëkundi.

Të lidhura

None found

“Unë do e quaja situatën shqetësuese dhe si qytetar të përdorim maskën, sidomos në ambjente të mbyllura dhe të mbajmë të gjitha kushtet e higjenës. Ajo periudhë 3-mujore duhej të shfrytëzohej që cdo njeri të mund të dinte se cfarë do të bënte me hapjen. Situata është shqetësuse, dhe unë e shoh për shkak të mungesës së një strategjie të qartë.

Situata ka agravuar më tepër. Komplikacioni kryesor është pneumonia. Për cdo pacient duhet bërë diagnozë e plotë. Ka shumë pacientë që kanë pneunomi dhe nuk rrinë në spital, por ikin në shtëpi. Ata duhet të qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve”, tha Mezini.

Mjeku Mezini theksoi më tej se me rastet e reja, spitali i Covid-3 duhet të ishte hapur tashmë.

“Covid-3 duhet të ishte i hapur. Të sëmurët në moshë të re duhet që të kenë kujdes se mos e përhapin tek të afërmit që janë të moshuar, sidomos kur rrinë pranë prindërve ose gjyshërve. Ka pasur edhe nëna shtatëzënë që kanë ardhur tek Spitali Infektiv. Gjë nuk kemi dëgjuar e besoj ka dalë mirë.

Me hapjen do të kishim një rritje numrash. Unë prisja që brenda 3 muajve të ishin marrë masat e të kishte kontrolle minimale. Kjo gjë nuk ndodhi, fatkeqësisht. Njerëzit u lodhën nga masat ekstreme. Njerëzit po ashtu duhet të ishin të kujdesshëm, pas hapjes”, u shpreh Mezini.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

8 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago