Categories: Uncategorized

Reja: Jam në izolim prej një muaji, situata në Itali është shqetësuese (VIDEO)

Pas Gianni De Biasit, ishte radha e trajnerit aktual të kombëtares, Edoardo Reja, të jepte mesazhin e tij për popullin shqiptar.

Strategu italian bëri një lidhje telefonike me moderatorin Gerti Çarçani, në ABC News, ku tha se është në izolim prej një muaji dhe se të gjithë, duhet të marrin masat e duhura për të shmangur prekjen nga Koronavirus. Në fjalën e tij, Reja tha:

Të lidhura

None found

“Po, sigurisht. Jemi të mbyllur në shtëpi. Nuk na lejohet të dalim jashtë. Le të themi që jemi të izoluar. Shikojmë me shumë vëmendje lajmet. Situata këtu është shumë e vështire, por mbi të gjitha në Lombardi. Situata është vërtet shumë shqetësuese, por edhe trishtuese. Ka shume të sëmure që janë të shtruar në spital. Numri është shumë i madh sa që nuk ka me vende për të gjithë. Ka të vdekur çdo ditë dhe numri po vijon të rritet.

Në këto momente, duhet ta lëmë mënjane futbollin e luajtur, pasi nuk ka më rendësi. Edhe nëse ne jemi të apasionuar për futbollin ose kemi nevoje për të. Kjo sepse ajo qe ka me tepër rendësi dhe mbetet primare tani është jeta, dhe ne ndihemi në të vërtetë të rrezikuar.

Këtu në Itali ka mbërritur më pare ky virus, pastaj ka ardhur edhe në Tirane. Shikoj që në vendin tuaj janë marre masa të forta nga shteti për të mos u përhapur më tepër. Njerëzit duhet të bëjnë sacrificë të madhe, duhet të qëndrojnë në shtëpi për të qenë të sigurt nga ky virus. Duhet të shmangim kontaktet me njerëzit. Nuk e kishim menduar kështu këtë periudhe, por duhet ta përballojmë. Jemi ne padronët që duhet të përballemi me këtë fat. Duhet të marrim masat e duhura dhe t’i bëjmë gjërat mirë për të shpresuar që ky virus të kalojë.

EURO 2020 – “Është e vërtetë, ekziston mundësia që Kampionati Europian të shtyhet për vitin 2021. Unë mendoj se duhet të merren në konsideratë edhe datat e kampionateve që nuk kanë përfunduar ende. Federatat mund t’i kërkojnë UEFA-s shtyrjen, sepse tani kampionatet janë ndalur për 15 ditë. Më vonë, ku i dihet, mund të shtyhen për 30 ditë dhe duhet një muaj për të rifilluar kampionatin, pastaj do të kishte një futboll të pa-balancuar dhe nuk do të kishte një dite për ta mbaruar. E vetmja mundësi qe kemi në dispozicion është për të shtyrë Kampionatin Europian në vitin 2021 për t’i dhënë mundësi Champions-it dhe Europa League të përfundojnë, ndërsa kampionatet e tjera të rikthehen në qershor ose korrik, sepse nuk ka data dhe mundësi të tjera.

Unë kam një muaj që qëndroj në shtëpi. Ju përsëris atë që thashë më lart. Qëndroni në shtëpi, lani duart shpesh dhe shmangi daljet nëse nuk kanë një rëndësi të veçantë. Evitoni grumbujt me njerëz. Kjo është e vetmja mënyrë për të vrarë këtë virus, vetëm duke qëndruar në shtëpi. Duhet të kemi sa me pak kontakte me njerëz. Unë kam një muaj që rri kështu. Një përshëndetje për të gjithë shqiptarët dhe bëni pak sakrificë”, u shpreh Reja.

/abcnews.al

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

3 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

17 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

20 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

47 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago