Categories: Uncategorized

Meta thirrje qeverisë: Bëni falas tamponet e COVID-19

Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbi situatën në Kakavijë duke thënë se shqiptarët nuk mund të trajtohen si njerëz pa atdhe dhe shtet, ndërsa përsërit thirrjen e fortë që të bëhet falas tamponi i Covid-19. Kreu i Shtetit thekson se aktet e forcës janë të papranueshme, ndërsa i kërkon autoriteteve greke që të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës.

Reagimi i plotë: Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet. Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin FALAS dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.

Të lidhura

None found

Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme. Aktet e forcës janë të papranueshme! I kërkoj autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet.

ÇDO QYTETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MERITON TË TRAJTOHET ME DINJITET!

të fundit

Hoti dhe Murati përplasen për Prishtina 2030: Kush mban përgjegjësinë për Lojërat Mesdhetare?

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të…

5 minutes ago

Prilep, sekuestrohen 168.7 kilogramë duhan i prerë pa pulla akcize

Doganierët e Doganës së Manastirit dhe ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e…

7 minutes ago

Club Brugge investon 200 milionë euro për stadiumin e ri modern me ekran gjigant mbi fushë

Club Brugge po bëhet gati për një kapitull të ri në historinë e tij, me ndërtimin e një stadiumi modern…

10 minutes ago

Juventusi synon ta sjellë në janar mbrojtësin e Manchester Cityt, Ait-Nouri

Juventusi ka rikthyer në listën e dëshirave mbrojtësin e Manchester Cityt, Rayan Ait-Nouri, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit…

10 minutes ago

Raporti i auditimit zbulon mangësi miliona euro në pasuritë dhe stoqet e Trepçës

Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23…

16 minutes ago

Mickoski: Do të angazhohemi për të gjetur zgjidhje dhe për të mbrojtur punonjësit e kreditorët e Alta Bankës

"Si kryeministër dhe qeveri shtetformuese, politikan shtetformues, natyrisht se do të bëj çmos për të gjetur zgjidhje për një problem…

19 minutes ago