Presidenti i vendit Ilir Meta, ditën e sotme i ka bërë thirrje qeverisë për të hedhur sytë nga biznesi i vogël, ku si pasojë e pandemisë ka pësuar humbje të mëdha dhe të shumtë janë ata që kanë ulur qepenat.
“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19”, shkruan Meta, ndërsa i drejtohet qeverisë që të reflektojë me një strategji efikase për të frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të varfërisë.
None found
Postimi i plotë i Metës
Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.
Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për zhvillimet e fundit brenda partisë, duke i cilësuar disa…
Eurodeputetja Cristina Guarda ka njoftuar se pas pak ditësh do të vijë në Tiranë ku do të bëhet pjesë e…
Një aksident i rëndë është regjistruar të shtunën e kaluar, në New Jersey, ku humbën jetën dy gra në mënyrë…
Qyteti i Sevastopolit, në Krimenë e kontrolluar nga Rusia, po vijon të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike pas një…
Dy tërmete të fuqishme që goditën Venezuelën Veriore brenda pak sekondash e kanë vendosur vendin përballë një prej episodeve sizmike…