Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është prononcuar për zhvillimet e fundit në parti, duke theksuar se disa reagime të shfaqura së fundi janë të pazakonshme dhe nuk përputhen me traditën e funksionimit të LDK-së.
Në emisionin “Rubikon”, ai u shpreh se do të flasë me kujdes maksimal për ta ruajtur LDK-në, por edhe me vetëdijen më të madhe për ta “shpëtuar partinë”.
None found
“Do të flas me kujdesin më të madh për të ruajtur LDK-në, por me vetëdijen më të lartë për ta shpëtuar partinë. Do të përpiqem t’i flasë anëtarësisë sonë që ta kuptojnë se çka po ndodh. E para duhet të them që këto janë reagime atipike për LDK-në. E paskeni vërejtur koordinimin. Fillimisht strukturat e partisë, kryesia qendrore, më pas kërkohet analiza e degëve për të degët fillimisht. Atipike për LDK-në. Atipike që komunikimi me partinë tënde të bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale, që mbledhjen thirren pa marifet. Me mesazhe pa qartësi se çka po bëhet, dhe është jo korrekte për dikë që bashkëpunon me ty aq gjatë që nuk të vijnë me të ballafaqu në katër sy, sidoqoftë”.
Lidhur me kërkesat e Imri Ahmetit dhe Gazmend Muhaxherit për largimin e tij nga posti, Abdixhiku tha se ai i ka mbështetur edhe në raste kur, sipas tij, ata kanë bërë gabime të mëdha.
“Kam kuptuar çka keni kuptuar edhe ju, madje nuk kam ditur as që kanë pasur mbledhje. Është më korrekte dhe më njerëzore, nuk kam fjalë të këqija për ta. I kam mbrojtur kur kanë bërë gafa më të mëdha. Është dashur me i mbulu marret e tyre, kam hy në zjarr për ta. Kam bërë marrëveshje politike për ta, marrëveshje që nuk kanë dashur as t’i bëjnë publike. Për të pasur kujdes me ruajtë partinë, por duke dashur me shpëtu, ato reagimet e para mu duken bajate”.
Nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se administrata e tij synon të deklasifikojë materiale të inteligjencës, të…
Një fanellë e veshur nga legjenda braziliane, Pele, gjatë finales së Kupës së Botës 1958 është shitur për 4.9 milionë…
Kolumbia pritet të rikthejë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin dhe të transferojë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, sipas…
Një tubacion uji mbi një shekull i vjetër u ça gjatë natës në Los Angeles, duke përmbytur një prej zonave…
Departamenti i Policisë në Nashville, SHBA, është përfshirë në një skandal pas dorëheqjes së një oficereje, e cila u zbulua…
Media prestigjioze amerikane “Wired” i ka kushtuar një artikull protestave që vijojnë prej 48 ditësh në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë…