Presidenti Ilir Meta kërkon që 3 shtatori të shpallet festë kombëtare.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Meta e cilëson 3 shtatorin një ditë madhështore që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë.
None found
Ai shpreh mirënjohje për luftëtarët e lirisë që dëshmuan se Zot i kësaj toke janë vetëm shqiptarët.
“Gëzuar 3 shtatorin, ditën madhështore që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë!
Sot, 100 vjet më parë, populli shqiptar i bashkuar në Luftën Kombëtare të Vlorës u dha fundin e merituar projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë, duke hedhur në det pushtuesit dhe i dalë zot vendit, pas muajsh luftimesh heroike.
“Nuk qe vetëm nderi dhe shpëtimi i Vlorës por qe nderi dhe shpëtimi i tërë Shqipërisë”.
Mirënjohje të gjithë luftëtarëve të lirisë, kapedanëve që komanduan, mjekëve që shëruan plagët, atyre që hartuan ultimatumin dhe atyre që e zbatuan atë me gjakun e tyre, në mbrojtje të fitoreve të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit e që dëshmuan se Zot i kësaj toke janë vetëm shqiptarët.
Nderim veprës heroike, sakrificave sublime dhe kujtimit frymëzues të atdhetarëve, të cilët shkruan epopenë e lavdishme të Luftës së Vlorës!
Ndaj çdo 3 Shtator dhe çdo 28 Nëntor çdo shqiptar kudo ndodhet, ndihet edhe vlonjat, sepse këtu në Vlorë u bë historia, këtu u ngrit Flamuri Kuq e Zi, këtu u nënshkrua liria, këtu u jetësua Pavarësia dhe kjo ndodhi me gjakun e bijve më të mirë të kësaj toke.
3 shtatori duhet shpallur festë kombëtare”, shkruan Meta.
Një e re që kishte ardhur nga Mynihu iu drejtua protestuesve para Kryeministrisë, duke bërë thirrje për bashkim dhe duke…
Al-Ittihad po përpiqet t'ia rrëmbejë Trabzonsporit transferimin e Mohamed Salahut, raporton gazetari egjiptian Ismael Mahmoud i WinWin.Sipas raportimit, klubi nga…
Përpjekjet për të zgjidhur konfliktin SHBA-Iran janë “në faza shumë progresive”, tha Ministria e Jashtme e Katarit, duke shtuar se…
Real Madridi po përjeton një nga verat më aktive në historinë e tij e klubit në afatet kalimtare. Me më…
Një ngjarje makabre në Mystras të Greqisë ka tronditur opinionin publik. [...]Read More...
Shamrock Rovers - Egnatia Shamrock Rovers 0-0 EgnatiaUEFA Europa League: Ndeshja e parë, raundi i tretë [...]Read More...