Categories: kosovë

Platforma “Liria ka emër” paralajmëron aktivitete në Hagë: 16 shtatori pritet të jetë ditë feste për Kosovën

Platforma “Liria ka emër” u ka shprehur mirënjohje qytetarëve të Kosovës për pjesëmarrjen e gjerë në “Marshin për Liri”, i cili u zhvillua më 12 shtator në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që po përballen me gjykim në Hagë.

Të lidhura

None found

Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, tha se marshi ishte organizuar në mënyrë dinjitoze dhe madhështore.

“Mesazhi ishte i qartë, si në fotografi ashtu edhe në përmbajtje: Populli i Kosovës i shpalli çlirimtarët plotësisht të pafajshëm”, deklaroi Hoxha.

Ajo falënderoi institucionet e sigurisë për bashkëpunimin, ndërsa mirënjohje shprehu edhe për kompanitë dhe të gjithë personat që kontribuuan në realizimin e marshit.

Hoxha vlerësoi gjithashtu komunat për organizimin e “Orëve të Pritjes”, si dhe qytetarët e organizatat që, në mënyrë vullnetare, i vendosën këto aktivitete në kuadër të programit para marshit.

Një falënderim të veçantë ajo ua adresoi organizatave të dala nga lufta dhe veteranëve të UÇK-së, të cilët zhvilluan aktivitete të përbashkëta në shtatë Zonat Operative nën moton “Zjarret e Lirisë”.

Mbështetjen e vazhdueshme për marshin dhe aktivitetet e platformës e kanë dhënë edhe bashkësitë fetare, grupet kulturore e sportive, komunitetet joshumicë, partitë politike dhe bizneset, bëri të ditur platforma “Liria ka emër”.

Gjatë ditës së sotme, platforma mori pjesë në konferencën “Lufta për UÇK-në”. Në këtë veprimtari, akademikë, përfaqësues të universiteteve dhe të shoqërisë civile diskutuan për kujtesën kolektive, historiografinë, mënyrën e rrëfimit të luftës dhe riinterpretimet që po dalin nga proceset juridike.

Prej 15 shtatorit, aktivitetet e “Liria ka emër” do të zhvillohen në Hagë, ku platforma, së bashku me diasporën shqiptare, do të organizojë “Natën e Pritjes”.

Ndërkaq, më 16 shtator, kur pritet të shpallet vendimi përfundimtar në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së, platforma shpreson që kjo datë të shndërrohet në një ditë feste për Kosovën.

Eliza Hoxha e mbylli konferencën duke falënderuar mediat për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë gjatë rrugëtimit gjashtëvjeçar të platformës “Liria ka emër”.

“Faleminderit për bashkërrugëtimin dhe mbështetjen tuaj tash e gjashtë vjet”, përfundoi Hoxha.

të fundit

Trump po vlerëson një operacion të përbashkët ushtarak me Izraelin kundër Iranit, ndërsa Netanyahu kërkon shtatë ditë bombardime

Presidenti amerikan, Donald Trump, vijon të shqyrtojë mundësinë e një ndërhyrjeje të përbashkët ushtarake me Izraelin kundër Iranit. [...]Read More...

2 minutes ago

Pochettino paralajmëron Cityn: “Më jepni kohë dhe do ta shihni

Mauricio Pochettino ka nisur zyrtarisht aventurën e tij te Manchester United, duke mbërritur në qendrën stërvitore Carrington me një mesazh…

2 minutes ago

Takimi Trump-Putin në Kinë, media pothuajse tërësisht e përjashtuar nga salla

Një detaj që tërhoqi vëmendjen nga takimi mes Donald Trump dhe Vladimir Putinit në Shenzhen ishte kufizimi i rreptë i…

2 minutes ago

Trump i zgjat dorën Xi Jinping për ta ndihmuar të hipë në shkallët lëvizëse — momenti i filmuar gjatë samitit të APEC

Një moment mbresëlënës nga takimi i Donald Trump me Xi Jinping në Shenzhen të Kinës, në margjinat e samitit të…

2 minutes ago

Dy kërkesat e Bellingham për të rinovuar me Real Madridin

Jude Bellingham ka vendosur dy kushte për të nënshkruar një kontratë të re me Real Madridin, ndërsa negociatat mes përfaqësuesve…

8 minutes ago

Fletarrestimi për Radoiçiqin i pamjaftueshëm; eksperti austriak: Hetimet duhet të arrijnë deri te Vuçiqi

Sulmi terrorist në Banjskë dhe përgjegjësia për organizimin e tij vazhdojnë të mbeten një nga çështjet më të rëndësishme në…

13 minutes ago