Në këtë ditë feste për mësuesit, edhe politikanët kanë vendosur të bjënë urimet e tyre.
Kryeministri Edi Rama uroi mësuesit në ditën e 7 Marsit, përmes një shprehjeje të filozofit kinez, Konfucit: “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”.
None found
Ndërsa Presidenti Ilir Meta uroi mësuesit në ditën e tyre, duke veçuar urimin për mësuesen e tij të parë, Lenin, e të tjerët me radhë gjatë shkollimit.
“Gëzuar 7 marsin, Ditën e Mësuesit! Gëzuar këtë ditë nderimi të madh për çdo mësues, pedagog dhe profesor shqiptar, dhe shumë sukese në misionin fisnik të mëkimit të dijes, vlerave qytetare, atdhetare e patriotike!
Një urim dhe një falenderim të veçantë kam sot për mësuesen time të parë Lenin, mësueset e mia tek “Kongresi i Lushnjës”, “Fan Noli” dhe “Sami Frashëri”, Kadrie Dibra, Kasiani Nikolla, Afërdita Saraçi, Dolorez Cipo, Mirjana Hoxhasi, Nafie Ciu, Ana Papa, Fatmira Kocani, Enis Terhati, Edmond Gega e shumë të tjerë, si dhe për të gjithë profesorët e pedagogët e mi të dashur të cilët i kujtoj me shumë respekt dhe nostalgji.
Nderim përjetë dhe mirënjohje gjeneratave të mësuesve shqiptarë që me sakrifica sublime u vunë në ballë të lëvizjeve kombëtare, jo vetëm për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë, por edhe për demokratizimin e saj, duke i prirë zhvillimit, emancipimit dhe demokratizimit të vendit! Faleminderit edhe të gjithë mësuesve, pedagogëve e profesorëve të nderuar që së bashku me ajkën e elitës së intelektualëve shqiptarë janë vënë sot në ballë të pranverës kuqezi!
Lavdi përjetë atyrë që dhanë jetën për gjuhën tonë të shenjtë! Të mos harrojmë kurrë amanetin e Petro Nini Luarasit: “Mblidheni gjakun tim që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!”, shkruan Meta.
Kamil SadiqovBesa ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato, duke prezantuar mesfushorin Kamil Sadiqov [...]Read More...
Barcelona ka ndërtuar një repart ofensiv që në letër konsiderohet ndër më të frikshmit në Evropë për sezonin 2026/27.Me afrimet…
Një 26-vjeçar afgan, kampion boksi në Greqi, akuzohet se vrau një 38-vjeçare britanike në Athinë dhe më pas u përpoq…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi mbi treorësh me liderin e LVV-së, Albin Kurti,…
Barcelona ka siguruar një nga talentet më premtues të futbollit belg, Jesse Eugen Bisiwu, një sulmues krahu që spikat për…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk është arritur një marrëveshje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës…