Pas urdhrit të marrë, në shtëpi janë mbyllur edhe politikanët, si të gjithë qytetarët e tjerë. Institucionet janë bosh dhe Kuvendi nuk po kryen asnjë aktivitet gjithashtu.
Gjithësesi, firmat e qeverisë për masat ndaj coronavirusit, nuk mjaftojnë nëse kuvendi nuk mblidhet brenda 45 ditëve për të konfirmuar aktet normative.
None found
Për këtë arsye, Kuvendi ka ngritur një platformë online përmes të cilit deputetët mund të zhvillojnë mbledhje online nga shtëpitë e tyre.
ABC News ka siguruar këto foto që vijnë nga testët që Komisioni i Ligjeve, i Jashtmi, i Sigurisë dhe ai i Shëndetësisë kanë zhvilluar për të provuar sitemin ku ditët e ardhshme do të zhvillojnë mbledhjet e punës.
Komisioni i Ekonomisë do të jetë përgjegjës për aktin normativ për ndryshimet buxhetore që krijojnë një paketë 12 miliardë lekësh për të ndihmuar ekonominë e prekur nga corona-virusi.
Ndërsa Komisioni i Ligjeve dhe ai i Shëndetësisë, do të shqyrtojnë aktet normative që përmbajnë sanksionet ndaj shkelësve të karantinës apo ndalimqarkullimit.
Ulsi Manja dhe Milva Ekonomi thanë se ende nuk kanë caktuar një datë, pasi kanë afat deri në fund të prillit, dhe për momentin, po testojnë sistemin online.
Edhe Konferenca e Kryetarëve u mblodh online, ndërsa për Seancën Plenare ende nuk është marrë vendimi për tu mbledhur me video përmes teknologjisë, apo 140 deptutetët do të mblidhen fizikisht si dikur.
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deptuetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Kësaj liste i prin Albin Kurti,…
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Numrin 1 në…
Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke…
Një kampionat spanjoll i fituar nga Barcelona në El Clasico, një krizë sportive që i pa madrilenët të eliminoheshin herët…
Sonte është afati i fundit ku partitë politike do të dorëzojnë lisat e kandidatëve për deputetë. Burime të Gazetës Express…
Dashi Do përjetoni mjaft çaste te lumtura sot ne jetën tuaj sentimentale dhe nuk do preferoni te ndaheni asnjë çast…