Categories: Uncategorized

Me 171 km/h, shoferët në Tiranë ngatërrojnë makinën me avionin (VIDEO)

Policia Rrugore ka kryer mbrëmjen e kaluar kontrolle në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe ku mes të tjerash ka gjobitur drejtues mjetesh, mes tyre dhe një person, që “fluturonte” në rrugë me shpejtësi skëterrë 171 km/h. Blutë bëjnë me dije se vetëm përgjatë janarit, janë pezulluar 900 leje drejtimi, ndërkohë që bën thirrje që të tregohet kujdes me shpejtësinë.

“Policia Rrugore kontrolle të shtuara, me matës shpejtësie dhe alkool test, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. 171 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe, matur me Radar ne një largësi prej 734 m. Shpejtësi e mjaftueshme për tu✈ dhe sigurisht e mjaftueshme edhe për 🚑”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të lidhura

None found

Edhe pse prej fillimit të muajit janar rrugët interurbane dhe urbane kryesore të vendit, të konsideruara me rriskë të lartë për shkak të aksidenteve rrugore dhe pasojave të ardhura prej tyre, kryesisht shpejtësia mbi normat e lejuara, vijojnë të jenë të monitoruara me radar dhe janë jo pak, por vetëm për 24 ditët e para të këtij viti, numërohen më shumë se 900 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që rrugën e përdorin dhe e konsiderojnë si pistë për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.

Prej orës 20:00 e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm, u pezulluan 9 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 130 deri në 171 km/h.

Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 2 prej tyre ishin debitor me mbi 7 masa administrative te pashlyera si dhe një tjetër automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.

Policia Rrugore e Tiranës po vijon kontrollet me Radar e Drager në të gjitha rrugët e Tiranës. “Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin, pasi do jeni të ekspozuar ndaj rrezikut për tu përfshirë në aksident rrugor. #ZbatoRregullatUdhetoiSigurte👮🏻♀”, thuhet në njoftimin e policisë.

të fundit

Përplasja me Lirim Mehmetajn çon Gani Gecin në polici, familja mohon arrestimin

Pas një përplasjeje lidhur me një postim për deputetin Fatos Geci, ish-deputeti Gani Geci është raportuar se ka përfunduar në…

9 minutes ago

Reuters: Uashingtoni zbut kufizimet ndaj naftës ruse për të rikthyer Putinin në bisedimet për Ukrainën

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përdor lehtësimin e kufizimeve për eksportet e naftës ruse si një instrument diplomatik…

18 minutes ago

Changes to the 2026 budget on the agenda of Assembly committees

Disa komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje gjatë ditës së sotme, ku në fokus do të…

25 minutes ago

Gani Geci arrested near TV station hosting debate on suspicion of threatening journalist Lirim Mehmetaj

Sinjali ka mësuar nga burimet e saj se Gani Geci është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.…

26 minutes ago

World Bank: Emigration and population aging are limiting Albania’s economic growth

Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizojnë potencialin e…

26 minutes ago

Exchange rates for October 13: Dollar and euro buying and selling rates, and how other currencies fare

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me…

27 minutes ago