Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka sqaruar në rubrikën “Opinion” në News24 se pse u ndalua hapja e lokaleve të natës.
Sipas Ficos, janë gjetur shkelje të herëpashershme nga kontrollet në to dhe se tjetër faktor është dhe ulja e moshës mesatare të të infektuarve.
None found
Për më tepër Fico thotë se ndalimi i muzikës pas orës 20:00 ka ndodhur pasi vetë muzika është parë si aspekt grumbullues, dhe për të evituar ato duhet ndalur edhe muzika.
Fico thekson se masa të tilla nëse merren për 2-4 javë atëhere japin një rezultat të jashtëzakonshëm.
“Unë besoj që kjo hyn tek grupi i statistikave, që kërkojnë kohë të ndryshme. Por ka një indikacion, që janë shkeljet e gjetura në këto entitete. Ne kemi një zbritje të moshës mesatare ku përfshihen dhe moshat e reja.
Së treti të mos harrojmë që numrat e infeksionit janë rritur. Një nga vektorët e këtij sektori janë persona që frekuentojnë lokalet. Puna e muzikës ka diskutim, si për plazhet. Muzika është parë si aspekt që grumbullon, jo si element që duhet luftuar. Në kohë COVID-19 ne kemi më shumë nevojë për hapësira artistike. Këto janë elemente sociale që sjellin grumbullime.
Por ne jemi targetuar për shmagien e grumbullimeve. Le të jemi të durueshëm. Unë vetë vij nga një shtëpi artistësh, janë një grup që e ndjejnë emocionalisht, por ta mendojnë si një masë shtrënguese nga zori, jo nga qejfi. Kjo ka dhe një arsye. Nëse do ishte për të mërzitur njerëzit, dhe sidomos ato që i duam përzemërsisht, por në pandemi, në gjithë botën ka masa që vendosen.
Nëse ne sillemi në këtë mënyrë do të ishte më mirë.
Fakti që ke grumbullime të identifikuara. Grumbullime të të rinjve, që janë mosha më e dashur për ne, por janë në moshën që nuk i pranojnë zakonisht këto. Dhe janë gjetje nga kontrollet e vazhdueshme. Nëse ne ndërmarrim një masë në sezonin e verës ne e dimë që 2-4 javë bëjnë ndryshim të jashtëzakonshëm nëse implementohen”, tha Fico.
Inspektorati Shtetëror i Tregut në periudhën e ardhshme do të zbatojë kontrolle të shtuara në zinxhirët tregtarë, ku do të…
Arsenali është gati të bëjë një lëvizje rekord në afatin kalimtar për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Aston Villas,…
Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë…
Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një…
Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si çift pas përfundimit të Big Brother…
Protestuesit nisen në këmbë nga Drejtoria e Policisë Tiranë drejt Komisariatit Nr.1. Te rinjtë kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në…