Manchester Unitedi i ka dhënë fund bashkëpunimit me Michael Carrickun, 172 ditë pasi trajneri anglez festonte me tifozët në Brighton fitoren 3-0.
Carrick largohet pas 32 ndeshjeve në krye të skuadrës, me 15 fitore, tetë barazime dhe nëntë humbje. Nga janari deri në maj, ai kishte bilancin më të mirë mes trajnerëve të Ligës Premier dhe e kualifikoi Unitedin në Ligën e Kampionëve.
None found
Rënia e skuadrës nisi me humbjen 3-0 në shtëpi përballë Bournemouthit, më 25 tetor. Ajo hapi një periudhë të vështirë që përfundoi me shkarkimin e trajnerit anglez.
Sipas The Athletic, vendimin ia njoftoi të enjten drejtori ekzekutiv i klubit, Omar Berrada, ndërsa Unitedi ndodhej në vendin e 18-të në tabelën e Ligës Premier. Megjithëse e dinte se do të largohej, Carrick kishte drejtuar dy seanca stërvitore gjatë asaj jave.
Drejtuesit e klubit kishin nisur ndërkohë përpjekjet për të sjellë Mauricio Pochettinon. Emërimi i tij pritet pas kontakteve me Federatën Amerikane të Futbollit (U.S. Soccer). Drejtuesit e Unitedit kanë shprehur pakënaqësi edhe për publikimin në media të bisedimeve që duhej të mbeteshin konfidenciale.
Bashkë me Carrickun janë larguar nga klubi edhe pjesëtarët e stafit të tij: Steve Holland, Jonathan Woodgate, Jonny Evans, Travis Binnion dhe Craig Mawson.
Një burim pakënaqësie për trajnerin anglez kishin qenë përforcimet gjatë afatit kalimtar të verës. Ai kishte kërkuar investime dukshëm më të mëdha, sidomos për një sulmues rezervë dhe një mbrojtës të majtë, por kërkesat e tij nuk u plotësuan në nivelin që priste.
Skuadra humbi gjithashtu rrezikshmërinë në goditjet standarde pas largimit të Casemiros. Mesfushori brazilian kishte shënuar tetë gola nga këto situata sezonin e kaluar, ndërsa asnjë lojtar tjetër i Unitedit nuk kishte realizuar më shumë se dy.
Top Channel ka arritur të sigurojë dokumentin për propozimin e Partisë Demokratike, për ndarjen e shtetit nga partia në procesin…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Lulëzim Pepës, Fatjon…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar Mikhail Bogachekun për ambasador të ri amerikan në Kosovë, duke e…
Gianluigi Buffon beson se Harry Kane e meritonte të fitonte Topin e Artë 2026 , megjithëse ai mendon se Kylian…
Dy javë pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme…
Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bllokuan gjithsej 178 kg, përkatësisht 120 kg suxhuk “Kalorik” dhe 58 kg…