Categories: Uncategorized

Mbyllën lokalet e ndaluan muzikën, Rama reagon ashpër pas protestës së artistëve

Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe ndalimit të muzikës në cdo lloj ambienti pas orës 20:00, ka mbledhur dhjetra artistë në protestë.

Me anë të një postimi në Facebook, Edi Rama e ka quajtur “të pakonceptueshme” mbledhjen e artistëve dhe pronarëve të lokaleve mbrëmjen e sotme para kryeministrisë ku ankoheshin për vendimin e ri të mbylljes së bareve.

Të lidhura

None found

Reagimi i plotë:

E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!

_____________________________
Ministria e Shëndetësisë informoi se me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

të fundit

Shoqja juaj nis një lidhje me ish-partnerin: Ku qëndron kufiri i tradhtisë?

Ndjenjat mund të lindin papritur, por çfarë ndodh kur në mes është ish-dashuria e shoqes më të ngushtë? Mes besnikërisë,…

7 minutes ago

Ndryshimi i orës dhe gjumi: Si ta ndihmoni organizmin të përshtatet me ritmin e ri

Ndërrimi i orës ndikon në gjumë: Mënyrat për ta ndihmuar trupin të përshtatet — Klan Kosova [...]Read More...

8 minutes ago

VIDEO/ Pamje të rënda në Tiranë! Grupi i policëve rrethon dhe shtrin përtokë të moshuarin

Pamje shqetësuese të ndërhyrjes së forcave të policisë ndaj një qytetari të moshuar në Tiranë janë publikuar në rrjetet sociale.…

16 minutes ago

El Clasico në Camp Nou: mungesat, statistikat, formacionet e mundshme dhe parashikimi

Sonte do të zhvillohet përballja e zjarrtë ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit në “Camp Nou”.Dy gjigantët spanjollë kërkojnë vetëm fitore…

21 minutes ago

The New York Times covers protests in Albania: Thousands of Albanians flood the streets of Tirana!

Protestat e studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë së Edi Ramës kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë edhe gazetën…

21 minutes ago

Serbia holds snap elections today as Vučić faces the Student List born of mass protests; Albanians run as a united bloc

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, 18 lista zgjedhore me gjithsej 2,418 kandidatë garojnë për 250 vende në Asamblenë…

22 minutes ago