Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, socialisti Damian Gjiknuri tha se palët politike janë dakordësuar për çdo process që lidhet me identifikimin elektronik.
Një tjetër pikë që mori konsensus ishte edhe ajo e financimit të partive politike në zgjedhje.
None found
Gjiknuri: U dakordësuan të gjitha proceset që lidhen me indentifikimin elektronik, kompetencat e zv.komisionerit për këtë proces, çështjet e financimit të zgjedhjeve. U dakordësuam për dispozitat që kishin përgatitur ekspertët, angazhimi që ka marrë qeveria për të dyfishuar fondin publik për fushatën zgjedhore, si dhe rënia dakord e pranimit të raportit 1 me 3, financim publik me financim privat. Nesër do vazhdojmë mbledhjen tjetër në orën 17:00, shpresojmë të përfundojmë të gjitha amendimet për kodin zgjedhor.
Ka akoma çështje siç është pjesa e KQZ-së dhe disa elementë që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore që PD kërkon kohë më shumë. Shpresoj që nesër, është në interes të PD-së dhe të gjitha palëve që nesër ta mbyllim ligjin zgjedhor përfundimisht. Draftet janë, ka akoma disa pika për tu diskutuar. Ata thonë se kërkojnë më shumë kohë që të konsultohen me ekspertët e tyre. Shpresojmë që ata do vijnë nesër me dispozitat përfundimtare”.
Për mediat foli edhe demokrati Oerd Bylykbashi.
“Diskutuam dy çështje të rëndësishme, identifikimi biometrik që është çështja kryesore e nënshkruar në Këshillin Politik si dhe financimin e partive politike. Sot diskutojmë për të gjetur garancitë dhe ajo që do të sjellë në draftin përfundimtar është identifikimi biometrik, që do të jetë në të gjitha qendrat e votimit. Kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura. Çështja e dytë është financimi i partive politike. Sot ramë dakord për paketën e financimit të partive politike në fushatën zgjedhore.
Ne kërkojmë që të gjejmë zgjidhje për fushatën. Në këtë kod kemi rënë dakord që të ketë reduktim të financimit privat dhe reduktim të shpenzimeve, ku 3-fishi do të jete vetëm 3-fishi i financimit publik. Sot partitë kanë të drejtë të shpenzojnë 10-fishin e parave që marrin nga privati. Nesër Këshilli Politik mblidhet sërish për çështje që janë të hapura”, tha Bylykbashi.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…