Categories: Uncategorized

Mbi 64% e qytetarëve nuk ikin dot për pushime

Më shumë se 64% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk bëjnë dot as një javë pushime larg nga shtëpia.

Rezultatet kanë dalë nga një anketë e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, i cili i nxjerr qytetarët e Maqedonisë si popullin me pamundësitë më të mëdha për të paguar faturat mujore të energjisë elektrike dhe ujit, për të paguar qiranë, për të siguruar ushqimet e nevojshme, ngrohjen e shtëpive dhe për të kaluar pushimet një javë jashtë vendit.

Të lidhura

None found

Anketa është bërë edhe në pesë vende të tjera të rajonit, si në Shqipëri, Serbi, Bosnjë, Kosovë, dhe në Mal të Zi. Anketa gjithashtu tregonte se 26% e qytetarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin, energjinë dhe qiratë, 16% janë në pamundësi për të paguar huanë. Gati gjysma e qytetarëve janë të privuar nga i ngrohti në banesë. Anketa gjithashtu tregon se më shumë se frika nga koronavirusi, faktor është se qytetarët nuk kanë më para të kursyera pasi dhe ato pak kursime, i kanë shpenzuar gjatë karantinës. “Tani qytetarët më shumë se asnjëherë kanë nevojë të punojnë dhe jo të pushojnë”, thotë anketa. Këtë vit, thuhet më tej në analizë, pushimet e qytetarëve do të jenë vetëm fundjavat. Ndërkohë, pyetjes “A jeni përballur me paaftësi për të përballuar të paktën një javë pushime larg nga shtëpia (nëse doni) gjatë 12 muajve të kaluar”, më shumë se 64 për qind janë përgjigjur me PO, që sërish është përqindja më e lartë në rajon.

Në përgjithësi, për këtë pyetje, të gjithë vendet e rajonit kanë shprehur pamundësinë për të bërë pushime, ku pas Maqedonisë renditet Mali i Zi (48%), Shqipëria (46%), Serbia (40%), Bosnjë-Hercegovina (35%). Në rajon, më lehtë i përballojnë pushimet shtetasit nga Kosova, me vetëm 28% të totalit, që pohojnë që nuk bëjnë dot pushime. Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë kanë si destinacion kryesor për të kaluar pushime Shqipërinë. (koha.mk)

të fundit

Jack Hemphill, përforcimi i ri i KB Pejës në qendër

Basketbollisti amerikan, Jack Hemphill është përforcimi më i ri te KB Peja. Ekipi i Superligës së Kosovës, të mërkurën e…

1 minute ago

Egjipti përfshin në listën e organizatave terroriste 35 struktura islame evropiane, mes tyre edhe një nga Maqedonia

Autoritetet egjiptiane kanë vendosur 35 organizata, shoqata dhe institucione islame nga Evropa, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia, në…

12 minutes ago

Katër lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë, Maran i detyruar për zgjedhjet ndaj Finlandës

Ditën e nesërme, 12 nëntor 2026, Kombëtarja e Shqipërisë do të presë Finlandën, një sfidë e cila nis në orën…

12 minutes ago

Subhi Jakupi zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

Këshilli Gjyqësor zgjodhi Subhi Jakupin, gjyqtar në Gjykatën e Lartë Administrative, si Kryetarin e ri të Gjykatës Administrative, duke vlerësuar…

13 minutes ago

Boston triumfon ndaj Philadelphias dhe ngjitet në krye të Lindjes

Mbrëmjen mes të mërkurës dhe të enjtes u ndeshën dy skuadrat më të mira të Konferencës së Lindjes. Në këtë…

13 minutes ago

PD alleges that €950,000 from the AKSHI affair was transferred to companies linked to Vlora Hyseni’s brothers in Germany

Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar një skemë trasnferimi parash publike nga tenderat…

14 minutes ago