Categories: Uncategorized

Masat e rrepta për koronavirusin: Varrimet pa njerëz, të mos jepet dora në funerale!

Koronavirusi ka prekur edhe vendin tonë, ku sot u zyrtarizuan dy të prekur nga ky virus që po alarmon botën.

Bashkia e Tiranës i kërkon qytetarëve që të shmangin grumbullimin e njerëzve në funerale dhe të mos kryhet më rituali i dhënies së dorës në respekt të familjarëve të të ndjerëve.

Të lidhura

None found

Pohimin e bëri sot kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“Ka disa aktivitete që menaxhohen nga bashkia e Tiranës, shërbimi funeral, celebrimet, disa shërbime të tjera, që ka disa tradita të mira shqiptare, që ne shkojmë dhe bëjmë për njëri-tjetrin.

Duke qenë se jemi në situatë emergjence ajo që kërkohet në situata të tilla, në tubime të mëdha, është që në takime ku duhet të japim dorën dhe ngushëllojmë përmes dhënies së dorës, do të duhet të mos e bëjmë më këtë, por të gjejmë mënyra alternative për të shprehur keqardhjen.

Në çdo shërbim funeral, në Sharrë dhe në Tufinë, duhet të këshillojmë familjarët që ky nuk është momenti për të bërë ritualin e dhënies së dorës.

Ky është një moment për të shtyrë pritjet dhe përcjelljet e morteve, si në Sharrë dhe në Tufinë. Dua që për këtë të kemi një informacion publik”, theksoi kryebashkiaku. /albeu.com/

të fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ditën e sotme, një dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5 lekë…

6 minutes ago

Çfarë na bën vërtet të lumtur?

Ku fshihet lumturia? — Klan Kosova [...]Read More...

7 minutes ago

Kur mund të qëndrojë një fëmijë vetëm në shtëpi? Sqarimi i policisë britanike

Në çfarë moshe mund të lihet fëmija vetëm në shtëpi? Policia sqaron prindërit — Klan Kosova [...]Read More...

7 minutes ago

Christa Pike mbijetoi pas dy injeksioneve vdekjeprurëse: nga krimi i vitit 1995 te ekzekutimi i dështuar

Pas gati tre dekadash në burg për një vrasje makabre, Christa Pike ishte planifikuar të bëhej gruaja e parë e…

8 minutes ago

Dy të vdekur në Demiraj të Gjilanit: çfarë dihet për 27-vjeçarin dhe foshnjën tre muajshe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit, ku në fshatin Demiraj janë gjetur pa shenja jete një 27-vjeçar…

10 minutes ago

Weather forecast for November 2, 2026: Clear spells, clouds and rain

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohetme alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të…

26 minutes ago