Categories: Uncategorized

Koronavirusi në Shqipëri, Veliaj merr hapin e madh për kopshtet dhe çerdhet në Tiranë

“Paniku është më i dëmshëm se vetë virusi. Të ruajmë qetësinë, janë marrë disa masa, siç është mbyllja e shkollave. Ajo ishte një masë parandaluese…”

Kur sot qeveria vendosi që të mbyllë shkollat, universitetet, kopshtet dhe çerdhet, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pohoi se këto institucione do të qëndrojnë të mbyllura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj pohoi se çerdhet dhe kopshtet janë dezinfektuar, ndërsa kjo procedurë do të përsëritet dhe pak ditë para rihapjes së tyre.

“Paniku është më i dëmshëm se vetë virusi. Të ruajmë qetësinë, janë marrë disa masa, siç është mbyllja e shkollave. Ajo ishte një masë parandaluese. Kjo përfshin dhe kopshtet dhe çerdhet ne kemi dezinfektuar këto institucione do të bëhen sërish dezinfektim, kur të jepen urdhrat për rifillim. Në momentin që qeveria do të njoftohej rihapjen e tyre, ne do të bëjmë dezinfektim para hapjes. Do të anulohen të gjitha aktivitetet, mbledhjet masive, si dhe festimet për ditën e Verës. Mezi e prisnim ardhjen e Malumës në Tiranë, por është anuluar çdo aktivitet deri në 3 prill.

Ajo që duam t’ju kërkojmë qytetarëve është që epiqendra e virusit të Shqipërisë, ndaj do ju luteshim që kush vjen ngas vendet e rrezikut, të vetëkarantinohen. Kujtdo që ka ardhur në ndonjë prej këtyre zonave, të vetëkarantinohen. Unë jam shqiptar, jetoj në Ballkan, e njoh atë kuriozitetin që na shoqëron se; lali ça ka aty. Por i bëj thirrje shqiptarëve që të shikojnë punën e vet, të marrin masa.

I kërkoj drejtoreshave të konvikteve që këto zona duhet të jenë të zbrazura deri në 3 prill. Deri sa nuk ka universitet, nuk ka asnjë arsye që të vazhdojmë të jemi të grumbulluar në këto ambiente. Tirana është shtëpia e tyre e të ardhmes, por jo shtëpia e tyre e momentin. Duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës, sapo të shpallet një datë për rihapjen e tyre.”, -tha Veliaj.

Po ashtu Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin dhënien e dorës, madje edhe nëpër funerale apo dhe në ambiente të tjera.

“Ka disa aktivitete që menaxhohen nga bashkia e Tiranës, shërbimi funeral, celebrimet, disa shërbime të tjera, që ka disa tradita të mira shqiptare, që ne shkojmë, bëjmë për njëri tjetrin. Duke qenë se jemi në situatë emergjence që kërkohet në situata të tilla në tubime të mëdha, në takime ku duhet të japim dorën të ngushëllojmë përmes dhënies së dorës, do duhet të gjejmë mënyra alternative për të shprehur keqardhjen.

Në çdo shërbim funeral, në Sharrë dhe në Tufinë, duhet të këshillojmë familjarët që ky nuk është momenti për të bërë ritualin e dhënies së dorës. Ky është një moment për të shtyrë pritjet dhe përcjelljet si në Sharrë dhe në Tufinë. Dua që të kemi një informacion publik”, theksoi kryebashkiaku.

Ndër të tjera, Veliaj ka bërë me dije se dyqanet ushqimore apo supermarketet që do të rrisin çmimet, duke shfrytëzuar situatën e koronavirusit do të gjobiten ose do të procedohen penalisht. “Do jeni të pamëshirshëm me gjoba dhe procedim penal për këdo pronar biznesesh, supermakete dyqane ushqimore që abuzojnë me çmimet. Nuk do tolerojmë më një qytet hienash, rrëzohemi bashkë, por bashkë do ngrihemi”, tha Veliaj.

të fundit

Ndarja nga jeta e diplomatit Bashkim Zeneli, sot zhvillohen homazhet në Kuvend

Familja e diplomatit të njohur Bashkim Zeneli ka njoftuar detajet e ceremonisë së lamtumirës dhe homazheve që do të zhvillohen…

8 minutes ago

Boga zbulon çfarë bisedoi me Zhegrovën para përballjes me Napolin

Edon Zhegrova ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së Juventusit ndaj Napolit, duke dëshmuar edhe një herë se mund…

16 minutes ago

Messi rikujton golin e famshëm ndaj Realit: kalon tre kundërshtarë dhe i jep fitoren Inter Miamit

Lionel Messi vazhdon të dëshmojë se mosha është vetëm një numër, pasi ishte protagonist kryesor në fitoren e Inter Miamit…

16 minutes ago

Britania drejt rregullave më të rrepta të emigracionit, Shabana Mahmood pritet të sqarojë sot masat

Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë sot një deklaratë për ndryshimet e reja në ligjet e emigracionit,…

16 minutes ago

VIDEO/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish i fton në dialog duke nxjerrë para kryeministrisë tavolinën prej guri

Këtë të hënë, protesta e studentëve kundër qeverisë hyn në ditën e 21-të, ndërsa kryeministri Edi Rama, ka përsëritur ftesën…

23 minutes ago

Police used repressive tactics / BIRN: One in five arrests during student protests violated the law and human rights

Mbi 20 për qind e arrestimeve të protestuesve gjatë javëve të fundit, janë vlerësuar të paligjshme nga Prokuroria dhe Gjykata…

24 minutes ago