Tërmeti i 26-nëntorit la pasoja të rënda për vendin tonë dhe një ndër vendet e para që afroi ndihmë për rimëkëmbjen ishte Turqia.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan premtoi se do të ndërtonte 500 ndërtesa në një prej zonave më të prekura, atë të Laçit.
None found
Por për shkak të procedurave për studimin e më pas blerjen e truallit, si dhe të izolimit nga Covid-19, periudha e rindërtimit u spostua, për të nisur zyrtarisht këtë muaj.
Ministri Arben Ahmetaj pas një bisede on-line që pati sot me homologun e tij turk, tha se u nënshkrua më pas edhe marrëveshja për ndërtimin e 522 banesave në Laç.
“Me Ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç”, tha Ahmetaj.
Ai shtoi se pas nënshkrimit, “hapi i radhës, është fillimi i punës në një tjetër kantier të madh të Rindërtimit brenda hapësirës së dëmtuar nga tërmeti dhe një ndër projektet e parë të ndërtimit të zonave të reja për zhvillim”.
“Përtej 522 njësive të banimit, brenda hapësirës prej 72,000m2 të ndërtimit do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor si dhe hapësira të gjelbëruara. Sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjecare Gjon Gjonaj, janë gjithashtu pjesë e integruar e tij”, – theksoi ministri Arben Ahmetaj.
“Projekti është dizenjuar me standardet më të larta dhe sigurisë dhe cilësisë”, – shtoi ai – dhe tha se do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe social-ekonomik për Laçin.
Pensionimi shpesh shihet si një qëllim. Vite të tëra pune të palodhshme, orare të ngjeshura, vendime të rëndësishme, përgjegjësi gjithnjë…
Një gjumë cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor. Sipas studimeve të ekspertëve të gjumit, disa zakone të thjeshta…
Liverpooli është këshilluar fuqishëm të rishqyrtojë qëndrimin ndaj Trent Alexander-Arnoldit dhe të eksplorojë mundësinë e një rikthimi sensacional të mbrojtësit…
Dashi Nëse do i harroni problemet dhe inatet e se kaluarës atëherë jeta juaj ne çift do shkoje me se…
Bashkimi Evropian do të zhvillojë të martën, më 4 gusht, një takim urgjent të ministrave të Brendshëm, pas mbërritjes së…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prrenjas, ku një motomjet ka dalë nga rruga. Burime për Report Tv…