Categories: Uncategorized

Majko i kthehet sërish kundër qeverisë: Ky është propozimi i tij për votën e emigrantëve

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes online, ku po diskutohet vota e Diasporës tha se kjo është një e drejtë kushtetuese dhe se KQZ nuk ka të drejtë që ta diskutojë.

Gjatë fjalës së tij Majko tha se kanë patur “një model pak ndarës” me Kryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknurin, ndërsa u shpreh se “votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit nuk mund t’ja lemë në dorë KQZ”.

Të lidhura

None found

“Maxhoranca ka vullnetin dhe besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të marrin pjesë të gjithë shtetasit tanë që banojnë jashtë vendit. E drejta Kushtetuese e tyre është e jashtëzakonshme, nuk duhet parë që duhet bërë një kompromis në Komisione. E drejta Kushtetuese nuk ka nevojë për negociatë. Edhe opozita jashtëparlamentare dhe ajo në parlament janë shprehur për votën e shtetasve tanë jashtë vendit.

Ka kaluar një histori shumë e gjatë dhe ky është parlamenti i parë që ka krijuar Komisionin e Reformës Elektorale. Ideja jonë nuk ishte një model alla shqiptarçe për votimin e shtetasve tanë jashtë vendit, pritëm pritëm, pritëm, nga Komisioni. Krizë pas krizë e deri sa opozita u largua nga parlamenti, kjo shkaktoi vonesë të jashtëzakonshme, atëherë ne krijuam një grup dhe ja çuam Komisonit të Reformës që në vitin 2019.

Kemi pritur të diskutohej. Në qoftë se kemi pasur një model pak ndarës me z.Gjiknuri, për detaje teknik, ka rëndësi të vendosën detaje dispozitash ligjore sa i përket votës. Së pari nuk janë 10%, së dyti, duhet ndarë, do ketë listë të veçantë për votimin brenda vendit dhe listë të veçantë për votimin jashtë vendit.

Vota e shtetasve tanë jashtë vendit është shumë e rëndësishem që tja lemë në dorë KQZ. KQZ nuk ka të drejtë të diskutojë për votën e shtesave tanë jashtë vendit.

Është një presion i jashtëzakonshëm, detajet teknike ne mund t’i diskutojmë, por dëshiroj të nënvizoj se ne i kemi qëndruar nga pas kësaj historie, por interesat politike kanë qenë kaq të komplikuatra dhe afatshkurtra sa nuk kanë krijuar hapësire për vendimmarrje të tilla.

Në zgjedhjet e ardhshme shtetasit tanë jashtë vendit të votojnë dhe është një reformë jashtëzakonisht e rëndësishme. Jemi të vonuar, pro nuk kemi ecur me kambana për të folur çdo ditë sepse janë disa gjëra për të cilat nuk flitet, por bëhet ose nuk bëhet dhe kjo do të bëhet”, tha Majko. /faxweb

të fundit

Ministri i Shëndetësisë premton përshpejtim të termave specialistikë pas takimit me mjekët amë

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sot mbajti takim me përfaqësues të mjekëve amë dhe Drejtorisë për shëndetësi elektronike “Termini Im”,…

19 minutes ago

Real Madridi rikthen në fokus mesfushorin spanjoll, synon ta afrojë gjatë verës

Real Madridi ka rikthyer fuqishëm interesimin për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, dhe po punon për ta transferuar atë gjatë…

23 minutes ago

Meghan dhe Harry zbulojnë pushimet familjare në Evropë, nga Portugalia te shtëpia e Princeshës Diana

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë ndarë momente nga pushimet e tyre verore në Evropë, ndërsa një raport i revistës…

28 minutes ago

DAP Intensifies Checks on Short-Term Tourist Rentals During Summer

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka nisur aktivitete të shtuara gjatë sezonit veror turistik, me fokus të veçantë te të…

28 minutes ago

Tomorrow the traffic restriction for trucks over 20 tons is lifted

Për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale…

29 minutes ago

Albanian solidarity raises $150,000 for mother File and her son with special needs

Pas incidentit të ndodhur një ditë më parë pranë Kuvendit gjatë protestës dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama për File…

30 minutes ago