Categories: Uncategorized

Lubonja: Në protestën e sotme të kërkohet dorëheqja e Veliajt

Analisti Fatos Lubonja thotë se në protestën e sotme duhet të kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një intervistë për News24, Lubonja tha se kryeministri Rama ka shkelur vijën e kuqe të ligjit dhe mbrojtësin e vijës së kuqe të ligjit që është prokuroria.

Të lidhura

None found

Sipas tij, krimi më i madh i shembjes së Teatrit është fakti se sipas tij nuk ka një projekt të mirëfilltë për të.

“Projektin nuk e jep dot as bashkia për Teatrin Kombëtar e jep qeveria. Ai nuk ka projekt. Ai s’duhet ta kryente aktin e shkatërrimit se nuk ka projekt. Kemi shkatërrim kundër ligjit. Si u bë ky projekt, ia paska kërkuar Edi Rama këtij danezit. Jo shpallet një konkurs dhe zgjidhet”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

Me ç’përshtypje u larguat nga ajo protestë të hënën?

Është një përshtypje që ka dy anë. Ka në një anë një numër gjithmonë e më të madh njerëzish të zhgënjyer, të lodhur, të irrituar për gjithë këto politika që bëhen dhe nga ana tjetër frustrimi i këtij zhgënjimi që shkarkohet nëpërmjet protestash vetëm pjesërisht, përpara një shurdhërie që është në krahun tjetër dhe që lind nevoja të fuqizohet përmes një proteste. Ka një popull të rraskapitur të zhgënjyer që megjithatë proteston.

Protestat kanë treguar se nuk kanë ndryshuar diçka në final, tani kthehet një valë tjetër por si duhet të vijohet?

Protestat kanë treguar se nuk rrëzohet një regjim me protesta. Historia jonë ka treguar se protesta ka pasur dhe gjithmonë ka pasur një shurdhëri nga ana e atij në pushtet. Heqim’ 97 që ishte katastrofë ku nuk kemi arritur por ndoshta do arrijmë me Edi Ramën por protesta kanë luajtur rolin e ndërgjegjësimit të njerëzve.

Prisni ndonjë ndryshim nga ajo e së hënës?

Unë pres sot nga protesta atë që thashë dhe më herët që të vazhdojë të ngulmohet, të kërkohet dorëheqja e kryetarit të bashkisë dhe të bëhet protestë dhe para prokurorisë se këtu përveç debatit duhet s’duhet këtu kemi të bëjmë me një seri shkeljesh dhe krimesh ndaj ligjit, të cilat duhet të merren në duart e prokurorisë dhe prokuroria qartas nuk do të veprojë sepse është e kapur duket sheshit. Kështu duhet të fillojë një proces, janë bërë shumë krime këtu. Krimi në Teatër fillon qysh me shembjen pa projekt.

Projektin nuk e jep dot as bashkia për Teatrin Kombëtar e jep qeveria. Ai nuk ka projekt. Ai s’duhet ta kryente aktin e shkatërrimit se nuk ka projekt. Kemi shkatërrim kundër ligjit. Si u bë ky projekt, ia paska kërkuar Edi Rama këtij danezit. Jo shpallet një konkurs dhe zgjidhet.

Këtu kemi një bandit dhe kreun e një bande që nuk pyet për ligjin. Vijë të kuqe nuk i vë dot askush një kryeministri apo një qytetari. Vijë të kuqe të vë vetëm ligji dhe ky ka shkelur vijën e kuqe të ligjit dhe mbrojtësi i vijës së kuqe të ligjit që është prokuroria, drejtësia duhet të ndërhyjë. Këtu kemi të bëjmë me këtë shkatërrim të një prone publike.

Ka njerëz që nuk vijnë dhe nga pandemia. Ky ka shfrytëzuar dhe pandeminë për të kryer këtë krim sepse vetë rri atje në Surrel. Çështja e këtij teatri e para është çështje ligji, shkelje ligji. E dyta, nuk është vetëm e artistëve por edhe e qytetarëve.

Kjo çështje e reduktuar sikur janë ca artistë pro e ca kundër është një nga mashtrimet e shumta që kanë bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Pretendon se kam shumicën e aktorëve, ky ka pakicën e hajdutëve që qeverisin Shqipërinë dhe është në krye të trafikantëve të drogës. Nëse ata janë shumicë, po ikim.

të fundit

Coordinated arson attacks target the homes of three New Democracy officials in Thessaloniki, 5 injured and one woman intubated

Tre sulme të koordinuara me zjarrvënie goditën në orët e para të së mërkurës në Selanik, duke lënë të plagosur…

9 seconds ago

Sharon Stone Returns to the Runway After 33 Years and Stands Out at Paris Fashion Week

Pas 33 vitesh mungesë, Sharon Stone është rikthyer në pasarelë, duke marrë vëmendje të madhe gjatë Javës së Modës në…

16 seconds ago

Beijing benefits from the Hormuz crisis, report says: China secures economic and geopolitical advantage

Kriza e shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka vënë në vështirësi ekonomitë që mbështeten te importet e naftës,…

31 seconds ago

“Golden Sabre 2026”, the major security exercise between local and international institutions

Më 2 dhe 3 korrik 2026, në Kampin Vrella do të mbahet ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre 2026”, ku do…

1 minute ago

Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë gjatë vitit të parë në Shtëpinë e Bardhë, kriptovalutat i rritën ndjeshëm të ardhurat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura nga biznesi për vitin 2025,…

1 minute ago

Large Economic Crimes Operation: More Than 40 Locations Searched, Suspicions of Fraud in Oil Imports

Një aksion i madh është duke u zhvilluar që nga orët e hershme të mëngjesit, në disa lokalitete. Aksioni po…

1 minute ago