Categories: Uncategorized

Lleshaj “justifikohet” për makinën luksoze: Nuk e kam blerë 100 milion lekë, por 49 mijë euro

Së fundmi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është parë me një makinë luksoze, për të cilën në mediat online u tha se ka kushtuar nga 100 milion lekë deri në 150 milion euro.

Lidhur me këto polemika, Lleshaj ka sqaruar se makina ka kushtuar 49 mijë euro dhe se ajo është pjesë e funksionit të tij si ministër i Brendshëm apo grupit të shoqërimit.

Të lidhura

None found

Më tej ai shton se nuk ka mundësi të blejë një makinë të tillë dhe vetë që prej një dekade lëviz me një automjet mëse të zakonshëm.

Në fund të postimit Lleshaj shkruan “nuk ka makinë për Sandër Lleshajn, por për shtetin; nuk ka makinë 100 milionëshe, por një makinë krejt normale, me çmim mëse të zakonshëm.”

“E njoh veten time, por edhe ata aq mirë, sa sulmet e tyre më bëjnë edhe të qesh.”- përmbyll Lleshaj.

Postimi i plotë:

Po bëhen disa javë që disa portale ordinere dhe tutorët e tyre jo dhe aq periferikë, po përpiqen të mbajnë gjallë tymin e një mashtrimi skandaloz.

Sipas tyre, Ministri i Brendshëm paska blerë një makinë, që herë kushton 100 milionë lekë e herë arrin në 150 mijë Euro.

Aq shumë janë sforcuar për t’a përsëritur këtë mashtrim, sa ai ka mbërritur edhe tek disa qytetarë të nderuar, të cilët më kanë pyetur rreth të vërtetës.

Vetëm në respekt të tyre dhe jo në përgjigje të shpellave virtuale, po bëj këto sqarime elementare: Sandër Lleshaj si person ka në pronësi një automjet mëse të zakonshëm, që prej një dekade. Ai nuk e ka
as të mundur dhe as ndërmend të blejë një makinë të re;

Për shkak të funksionit shtetëror, Ministri i Brendshëm dhe grupi i tij i shoqërimit ka në përdorim disa automjete;

Po bëhen disa muaj që një automjet i dalë jashtë përdorimit është zëvendësuar me një të ri; Automjeti nuk ka kushtuar 100 milionë lekë, as 150 mijë Euro, sikundër përpiqen të infektojnë opinionin publik shpellat e dyshimta virtuale, por vetëm 49 mijë Euro;

Ky çmim, i cili është sa gjysma ose sa një e treta e atij që është hedhur në eter në mënyrë të paturpshme nga larot dhe tutorët e tyre, e bën të qartë përpjekjen kriminale për intimidim dhe për dezinformim publik;

Vetëm për krahasim, vlen të theksohet se vlera e automjetit të ri në përdorim të Ministrit të Brendshëm është e përafërt me vlerën e automjeteve të reja të vëna në përdorim të Policisë së Shtetit, në Tiranë dhe në të gjitha qarqet e vendit gjatë këtij viti, si pjesë e programit të modernizimit të saj.
E vërteta është kaq e thjeshtë. Nuk ka makinë për Sandër Lleshajn, por për shtetin; nuk ka makinë 100 milionëshe, por një makinë krejt normale, me çmim mëse të zakonshëm. Sigurisht që kjo tentativë për intimidim apo shantazh nuk do të mbetet pa përgjigje.

Larot virtualë dhe tutorët e tyre, që mundohen të qëndrojnë në errësirë, nuk janë të panjohur. Përgjigja për ta do të jetë në rrugë ligjore dhe gjyqësore.

Me këtë rast, dua të garantoj qytetarët dhe miqtë e mi se unë nuk e njoh as lëkundjen, as shmangien dhe as tërheqjen nga misioni im, që është shërbimi ndaj Shqipërisë.

Aq mirë e njoh veten time, sa tentativat mjerane për baltosje vetëm sa më motivojnë për të bërë më shumë kundër krimit, i cili ndonëse përpiqet të sofistikohet duke u bërë edhe virtual, nuk mund t’i shmanget goditjes që bëhet përditë më e fortë. E njoh veten time, por edhe ata aq mirë, sa sulmet e tyre më bëjnë edhe të qesh.

të fundit

Students Reject Dialogue with Rama: Stickers on MPs’ Cars, a Symbolic Response to Fines Against Emigrants

Një grup studentësh, të cilët para pak ditësh shpalosën banderolën në Universitetin Politeknik deklaruan se nuk do të dialogojnë me…

13 seconds ago

Three homemade bomb explosions in Thessaloniki target New Democracy officials, one official’s mother also loses her life

Selaniku u trondit në orët e para të mëngjesit nga tre sulme të koordinuara me bomba artizanale gazi, të cilat…

29 seconds ago

EU removes customs exemption for small purchases from Chinese platforms

Bashkimi Evropian ka ndryshuar rregullat për importet e vogla nga vendet e treta, duke i dhënë fund përjashtimit doganor që…

39 seconds ago

Putin Tightens Control: Russia Closes Seven Border Crossings With the EU, Reasons Remain Unclear

Një dekret i firmosur nga kryeministri Mikhail Mishustin, i publikuar në Moskë dhe i zbatuar menjëherë, ka sjellë mbylljen e…

49 seconds ago

Classified reports reveal Russia approved secret military training in China

Një stërvitje e fshehtë ushtarake, në të cilën forcat ruse u trajnuan nga Kina vitin e kaluar, u autorizua personalisht…

59 seconds ago

Trump flies for the first time on Qatar-donated Air Force One: Calls it “truly impressive” and says the US would not be able to build one like it

Donald Trump kreu sot udhëtimin e tij të parë me Air Force One-in e ri presidencial, një Boeing luksoz i…

1 minute ago