Categories: Uncategorized

E deklaroi Lleshaj, efektivët mbi 50 vjeç do të hiqen nga policia për t’u punësuar roje

Ditën e sotme Komsioni për Çështjet Ligjore ka miratura ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit.

Janë miratuar ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit në Komisionin për Cështjet Ligjore. Mësohet se punonjësit e Policisë së Shtetit tashmë mund të transferohen nga detyra e tyre në administratë.

Të lidhura

None found

Ndër të tjera, Lleshaj tha se gjatë kësaj kohe, periudha e punësimit në administratë, do i njihet atyre si vjetërsi pune në radhët e policisë, ndërsa ata do të kenë mundësi të rikthehen sërish në detyrën e përparme.

Pra sipas vendimit tw fundit, të gjithë ata punonjës policie më shumë se 50 vjeç, nuk mund të vijojnë të jenë në radhët e Policisë së Shtetit, por do të punësohen si roje në shkollat publike të vendit.

Pjesë nga deklarata e ministrit Lleshaj:

Ne mendojmë që një pjesë e punonjësve të policisë që kanë qenë në detyrën e ruajtjes së objekteve me moshë të madhe të cilët mund të kalojnë të ruajnë objekte të tjera. Ne do paraqesim një iniciativë të re për sigurinë e shkollave.

Ne mendojmë që një pjesë e tyre që kanë qenë për ruajtjen e ambienteve dhe janë në moshë të thyer, mund të kalojnë të kryejnë detyra në këto struktura jo si punonjës policie por si punonjës të sigurisë së këtyre objekteve duke ruajtur trajtimin financiar në kushte të tjera.
A do ta lëmë apo jo në vullnetin e personit ne e kemi të hapur ta diskutojmë. E kemi lënë të hapur për ta diskutuar në nivelin e qeverisë. Ne mendojmë se transferimi do kreditohet, nuk do të jetë degradim por promovim.

Ne kemi propozuar nenin që mundëson që punonjësit e policisë të punësohen ne detyra shtetërore pa marrë me vete statusin e policit dhe më pas mund të kthehen sërish kurdo që të jetë e nevojshme në strukturën e policisë.

Kjo do të krijojë mundësi të madhe për eksperiencë dhe aftësim profesional. Ata kanë gjithmonë të drejtën për t’u kthyer në polici dhe kjo periudhë e shkëputjes i njihet si vjetërsi punësimi.

Besoj se në trajtën që ka marrë projekti mendoj që ka ardhur koha për miratimin në parlament. Në parim kjo hapësirë krijohet për të adresuar nevojën që kanë institucionet e drejtësisë për njerëz me eksperiencë në këtë fushë. Nëse këto institucione do e kenë këtë nevojë do bëjnë një kërkesë. Nuk është vendosur nëse kjo bëhet me kërkesën e personit apo jo. E dyta ka të bëjë me nevojën për të bërë lëvizje.

të fundit

Rama sulmon sërish studentët që i kërkojnë dorëheqjen: Ky gur përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një komunikim live duke folur për protestën. Kryeministri Rama, ndalet te dhuna në…

11 minutes ago

Man City rrezikon zbritje pikësh dhe gjobë për 115 akuzat, vendimi pritet deri më 25 dhjetor

Manchester City mund të mësojë deri në fund të dhjetorit se çfarë dënimi do të marrë për shkeljet e shumta…

12 minutes ago

Protestat studentore kundër Ramës, DW: Policia po përpiqet të pengojë rigrupimin e protestuesve

Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit, me…

16 minutes ago

Këmbimi valutor 20 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të martë një dollar dollar amerikan, blihet me 80.3 lekë dhe shitet me 81.5 lekë. Euro, blihet me 90.3…

21 minutes ago

Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën në Nju Jork: temat në tryezë

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) do të diskutojë sot për situatën në Kosovë, në një…

22 minutes ago

Student protests/University lecturers to take to the streets today in support of young people

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) u është bashkuar reagimeve kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues, duke thirrur…

22 minutes ago