Ditën e djeshme, PD denoncoi një tjetër kryebashkiak i Ramës, pasi sipas tyre ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Por sot, Sekretari i Pergjithshem i PD ka publikuar hartën e kryebashkiakeve me te kaluar kriminale.
None found
Gazment Bardhi shkruan: “Edi Rama nuk mund të fshihet pas përgjegjësisë ligjore personale të 5 kryebashkiakëve ilegjitimë të emëruar prej tij, Valdrin Pjetrit të Shkodrë, Agim Kajmakut të Vorës, Mark Babanit të Vaut të Dejës, Qerim Ismailajt të Mallakastrës apo Agron Malajt të Matit”- shkruan Bardhi.
Postimi i plotë
Kush është i rradhës?
Edi Rama nuk mund të fshihet pas përgjegjësisë ligjore personale të 5 kryebashkiakëve ilegjitimë të emëruar prej tij, Valdrin Pjetrit të Shkodrë, Agim Kajmakut të Vorës, Mark Babanit të Vaut të Dejës, Qerim Ismailajt të Mallakastrës apo Agron Malajt të Matit.
Edi Rama ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen dhe promovimin e tyre dhe duhet të mbajë përgjegjësi për kriminalizimin e qeverisjes vendore.
Ai është arkitekti i promovimit të krimit në politikë dhe ndërtimit të modelit kriminal të bashkëqeverisjes me krimin e organizuar, që ka demotivuar të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi dhe po i detyon të largohen nga vendi.
Edi Rama duhet të japë llogari:
– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Shkodër, përzgjodhi dhe kandidoi një trafikant droge?
– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vorë, përzgjodhi dhe kandidoi një fallsifikator?
– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vaun e Dejës, përzgjodhi dhe kandidoi një hajdut?
– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mallakastër, përzgjodhi dhe kandidoi një dhunues?
– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mat, përzgjodhi dhe kandidoi një vrasës?
Shqiptarët e kanë kuptuar se të bësh karrierë në qeverisjen e Edi Ramës duhet të jesh i certifikuar në trafik droge, fallsifikim, vjedhje, dhunë apo vrasje! Ky është ekipi dhe modeli qeverisës i Edi Ramës! /albeu.com/
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…
Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…
Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…
Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…
Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...